Page 256 - Demo
P. 256
MATEMATIKA 9254MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIMEMbani mend:Denduria relative quhet probabilitet statistikor.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Hidhni një zar kubik 50 herë dhe plotësoni tabelën:Numri 1 2 3 4 5 6DenduriaDenduria relativeDuke u bazuar në të dhënat e tabelës, përgjigjuni pyetjeve:a) Sa është probabiliteti që të bjerë 5?b) Sa është probabiliteti që të bjerë numër tek?c) Sa është probabiliteti që të bjerë numër më i madh se 5?2. Zbatoni në praktikë:Arbri hodhi një pineskë 10 herë dhe ajo ra 7 herë me kokë poshtë. Besa hodhi një pineskë të ngjashme 43 herë dhe ajo ra 31 herë me kokë poshtë.a) Njehsoni dendurinë relative që pineska të bjerë me kokë poshtë për secilin rast.b) Cila nga këto denduri relative jep vlerësim më të mirë të probabilitetit?1 Shënoni në fleta letre emrat e pjesëtarëve të familjes suaj. Përziejini fletët. Tërhiqni njërën prej tyre, shënoni emrin dhe vendoseni përsëri mbi tryezë. Përziejini përsëri letrat dhe tërhiqni njërën. Realizojeni këtë provë disa hera (sa më shumë, p.sh. 100 apo 200 herë). Plotësoni një tabelë se sa herë doli secili emër. Ç’vini re? 2 Hidhni një zar kubik 100 herë dhe plotësoni tabelën:Numri 1 2 3 4 5 6DenduriaDenduria relativeDuke u bazuar në të dhënat e tabelës përgjigjuni pyetjeve:a) Sa është probabiliteti që të bjerë numër më i vogël se 3?b) Sa është probabiliteti që të bjerë numri 8?3 Hidhni 2 monedha (një 1 euro dhe një 2 euro). Plotësoni tabelën, pasi t’i keni hedhur ato 100 herë.Rëniet e monedhave Numri i rënieveeuro, euroeuro, stemëetemë, stemëa) Sa është probabiliteti që të dy monedhat të bien Euro?b) Sa është probabiliteti që njëra monedhë të bjerë Euro e tjetra stemë?4 Realizoni 100 hedhje të kutisë së shkrepëses dhe hartoni një tabelë të ngjashme me atë të shembullit të mësimit. Krahasoni denduritë për rëniet e faqeve A, B dhe C me atë të mësimit.

