Page 257 - Demo
P. 257
7. SHPREHJET ME NDRYSHORE (VAZHDIM)25511. TË DHËNAT DHE PROBABILITETI11.9 Vetitë e probabilitetitA Kërkoni dhe zbuloniHedhim një zar kubik me 6 numra të lojës “Mos u nxeh”. a) Cilët janë rezultatet e mundshme të kësaj prove?b) A janë njëlloj të mundshme rezultatet i) bie 2; ii) bie 5; iii) bie 6?c) A ka rezultat tjetër veç rezultatit “Zari bie ose 1, ose 2, ose 3, ose 4, ose 5, ose 6”?Gjeni probabilitetin e secilës ngjarje. Krahasoni vlerat e gjetura në secilin rast me 0 dhe 1.Çfarë vini re?B Vrojtoni dhe mësoniVeti të probabilitetit1. Probabiliteti i çdo ngjarjeje është numër nga segmenti [0, 1]. Me të vërtetë, meqenëse A H, kemi n(A) n(H).Por edhe n(A) ≥ 0. Kështu, 0 ≤ n(A) ≤ n(H). Që nga 0 ≤ n(A)n(H) ≤ 1, d.m.th. 0 ≤ n(A) ≤ 1.Shembulli 1Në hedhjen e zarit kubik, ngjarja “të bjerë numër çift më i vogël se 6” e ka probabilitetin p(A) = n(A)n(H) = 26 = 13⇒ 0 < 13 <12. Probabiliteti i ngjarjes së sigurt është i barabartë me 1.Me të vërtetë, meqenëse A = H, kemi n(A) = n(H). Kështu, p(A) = n(A)n(H) = 1.Shembulli 2Në hedhjen e zarit kubik, ngjarja “të bjerë numër natyror më i vogël se 7” e ka probabilitetin p(A) = n(A)n(H) = 66 = 1.3. Probabiliteti i ngjarjes së pamundur është 0.Me të vërtetë, meqenëse A = ø, nuk ka asnjë element të H që favorizon ndodhjen e ngjarjes A.Pra n(A) = 0. Kështu p(A) = n(A)n(H) = 0.Shembulli 3Në hedhjen e zarit kubik, ngjarja “të bjerë numër natyror më i madh se 7” e ka probabilitetinp(A) = n(A)n(H) = 06 = 0.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Njehsoni probabilitetin që nga 52 letra të lojës të tërhiqet letra:a) me numër 10;b) me numër çift;c) me numër më të vogël se 8.

