Page 258 - Demo
P. 258


                                    MATEMATIKA 9256MATEMATIKA 9Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. USHTRIME2. Në një kuti ndodhen 5 topa të verdhë, 10 topa të zezë dhe 7 topa të kuq. Sa është probabiliteti i tërheqjes rastësisht:a) topi i tërhequr të jetë i kuq;b) topi i tërhequr të mos jetë i zi;c) topi i tërhequr të jetë ose i zi ose i kuq.3. Berti po përpiqet të vizatojë një ruletë sipas probabiliteteve që i ka thënë shoqja e tij, Gerta.Ngjyra E kuqe E verdhë E kaltërProbabiliteti 251215Pse nuk është e mundur ta vizatosh këtë ruletë? Shpjegoni arsyen.4. Një kuti përmban ëmbëlsira me shije limoni, luleshtrydhe dhe portokalli. Zgjidhet rastësisht një ëmbëlsirë.P(limon) = 13; P(luleshtrydhe) = 14.a) Sa është numri më i vogël i ëmbëlsirave që mund të ketë kutia?b) Sa është numri më i vogël i ëmbëlsirave me shije limoni?5. Shkruani shkronjat e emrit tuaj. Shkruani tri fakte probabilitare në lidhje me probabilitetin që të zgjidhen shkronja të ndryshme ose kombinime të ndryshme shkronjash.1 Një monedhë hidhet 3 herë. Sa është probabiliteti që:a) të bjerë tri herë lek?b) të bjerë vetëm dy herë lek?c) të bjerë vetëm një herë lek?d) të mos bjerë asnjëherë lek?2 Një zar kubik i kaltër dhe një zar kubik i kuq hidhen njëkohësisht. Renditini në një tabelë të gjitha rezultatet e mundshme. Gjeni probabilitetin që të merret:a) shuma e pikëve 100;b) shuma e pikëve më i vogël se 6;c) shuma e pikëve më e madhe se 9;d) i njëjti rezultat në secilin hedhje.3 Gjatë kolaudimit të pushkës, u vu re që në 1000 të shtëna, 200 nuk godasin në shenjë. Sa është probabiliteti që në 20 të shtëna, asnjëra të mos shkojë bosh? (mundësia e goditjes së shenjës është e njëjtë për të gjitha të shtënat)4 Kur mbillen fidanët, në çdo 10 prej tyre, njëri nuk mbin. Sa është probabiliteti i ngjarjes që në 8 fidanë të mbjellë, të mbijnë tetë (mundësia e mbirjes është e njëjtë për secilin nga fidanët)?5 Në 30 ditë pune, një makinë është 3 ditë me defekt. Duke pranuar që defekti është njëlloj i mundshëm për secilën nga ditët e muajit, sa është probabiliteti që në 15 ditë të zgjedhura rastësisht, makina të mos jetë me defekt në asnjë ditë?6 Sa është probabiliteti që një numër i marrë rastësisht nga bashkësia e numrave natyrorë dyshifrorë të jetë i plotpjesëtueshëm me 2 ose 5?
                                
   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262