Page 259 - Demo
P. 259
25711. TË DHËNAT DHE PROBABILITETI11.10 Çfarë mësuam? (Përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniPërcaktimin e populacionit dhe mostrës gjatë një hulumtimi:1 Për të krijuar një përfytyrim për numrin e nxënësve për klasë, një studiues regjistroi numrin e nxënësve për klasë në disa shkolla të rajonit.a) Tregoni popullimin, individët dhe tiparin e vrojtuar. Ç’lloj tipari është?b) Tregoni zgjedhjen në këtë studim.Interpretimin në forma të ndryshme të të dhënave statistikore (rendit rezultatet, i paraqet në formë tabelare dhe me diagrame në forma të ndryshme duke i vizatuar në fletore ose duke përdorur teknologjinë-programet aplikative) dhe përcaktimin e vlerave mesatare të tyre (vlerën mesatare, modën dhe medianën):2 Duke matur shtatlartësinë e 40 fëmijëve njëvjeçarë në një konsultore u gjetën këto të dhëna (në cm):75,3 81,4 85,3 70 93,2 76,884,5 84,2 85,1 77,6 83,1 81,287,9 83 82,8 71,7 89,2 8878 72,3 88,1 78,5 71,4 8289 84,1 85,3 83,2 87,1 81,483 77,4 75 81 85,1 70,476 90,1 84 77,6Sistemojini të dhënat në një tabelë duke formuar klasat 70-75, 75-80 etj. Cila klasë ka dendurinë më të madhe? Po më të vogël? Sa fëmijë e kanë gjatësinë më pak se 85 cm? Po më shumë se 85 cm?3 Jepet tabela:Tipari 0 1 2 3 4Denduria 2 3 5 8 2Gjeni modën, mesoren dhe mesataren.4 Jepen numrat 15, 24, 27, 31, 38, x ku x është numri më i madh. Amplituda (ndryshimi midis vlerës më të madhe me vlerën më të vogël) e këtij vargu është 35. Gjeni x.5 Jepen numrat 3, 7, 10, 12. Cili numër duhet të shtohet në fund, në mënyrë që:a) moda e 5 numrave të jetë 10;b) mesorja e të 5 numrave të jetë 10.6 Mesatarja e tri testimeve të një nxënësi është 78 pikë. Sa pikë duhet të fitojë ai në testimin e katërt, në mënyrë që mesatarja e katër testimeve të jetë 80 pikë.

