Page 260 - Demo
P. 260
MATEMATIKA 9258Klasifikimin e ngjarjeve dhe provave dhe i llogarit ato: 7 Një kuti përmban 6 sfera të kuqe, 3 sfera të bardha, 4 sfera të verdha dhe 7 sfera portokalli. Sa është probabiliteti që sferë e tërhequr rastësisht:a) të jetë e kuqe?b) të jetë e verdhë?c) të mos jetë e kuqe?d) të jetë e bardhë ose portokalli?8 Shkronjat e fjalës MUNDËSI janë futur në një kuti. Zgjidhet rastësisht një shkronjë. Sa është probabiliteti që ajo:a) të jetë shkronja N?b) të jetë shkronja D?c) të jetë shkronja K?d) të jetë një zanore?9 Në një kuti ëmbëlsirash ka 3 karamele dhe 2 bonbone. a) Sa është probabiliteti që të zgjidhet rastësisht një karamele?b) Sa është probabiliteti që të zgjidhet rastësisht një bonbone?Interpretimin e përkufizimit klasik dhe statistikor të probabilitetit:10 Suela mori nga kutia një rruazë, pa e parë. Ajo mbajti shënim ngjyrën dhe më pas e futi sërish rruazën në kuti. Këtë veprim ajo e bëri 100 herë, nga të cilat 17 herë mori rruazën e kaltër. Gjeni probabilitetin e tërheqjes së rruazës së kaltër.11 Drini mbajti shënim ngjyrat e makinave që kalojnë para shkollës së tij. Rezultatet tregohen në tabelë.Ngjyra E kuqe E zezë Gri E kaltër TjetërNumri 12 18 22 13 6Gjeni probabilitetin që:a) makina që do të kalojë para shkollës do të jetë gri;b) dy makina që do të kalojnë njëra pas tjetrës para shkollës do të jenë gri.Identifikimin e vetive të probabilitetit dhe zbatimin e tyre gjatë zgjidhjes së problemeve matematikore dhe atyre nga situata jetësore:12 Një fabrikë prodhon llamba. Pronarët e fabrikës kanë gjetur probabilitetin që një llambë të jetë e dëmtuar gjatë prodhimit është 0,07. Sa është probabiliteti që llamba nuk është e dëmtuar?

