Page 261 - Demo
P. 261
25911. TË DHËNAT DHE PROBABILITETI1 Jepet tabela e të dhënave:x 3 9 5 14 10 7y 12 13 9 1 8 8a) Konstruktoni diagramin me shtylla dhe diagramin rrethor për të dhënat e tabelës. 4 pikëb) Gjeni karakteristikat e shpërndarjes (moda, mesorja, mesatarja aritmetike). 4 pikë2 Në një kuti ka sfera të tri ngjyrave të ndryshme. Nxirret një sferë nga kutia, mbahet shënim ngjyra dhe futet prapë në kuti. E përsëritim këtë eksperiment 1000 herë. Në tabelë jepen rezultatet e këtij eksperimenti.Ngjyra Denduria Denduria relativeE kuqe 605E bardhë 286E gjelbër 109a) Gjeni denduritë relative të çdo ngjyre. 1 pikëb) Sa është probabiliteti që të nxjerrim sferën e kuqe? 1 pikëc) Sa është probabiliteti që të nxjerrim sferën jo të bardhë? 1 pikëd) Sa është probabiliteti që të nxjerrim sferën e zezë? 1 pikëe) Sa është probabiliteti që të nxjerrim sferën jo të zezë? 1 pikë3 U vrojtua një tipar dhe u morën të dhënat e mëposhtme:x 1 2 3 4 5 6Denduria 6 9 8 6 3 3Gjeni mesataren dhe mesoren. 4 pikë4 Klasa ka 35 nxënës nga të cilët 20 janë djem. Në një testim, mesatarja e djemve të klasës është 7.6. Sa duhet të jetë mesatarja e vajzave të klasës, në mënyrë që mesatarja e klasës të jetë 8.8? 3 pikë5 Në një arkë janë 30 detale, nga të cilët 5 janë me defekt. Merret rastësisht një detal. Sa është probabiliteti i ngjarjes që detali i nxjerrë të jetë:a) me defekt;b) pa defekt? 2 pikë6 Në eksperimentin e hedhjes së një kubi, sa është probabiliteti i ngjarjes:a) bie një numër shumëfish i dyshit;b) bie një numër shumëfish i dyshit ose numri 5. 4 pikë7 Rrokullisen dy kube. Sa është probabiliteti i ngjarjes: a) shuma e dy numrave është 11;b) të dy numrat janë të barabartë. 4 pikë8 Një biolog mati nivelin e aciditetit (pH) të një grupi kampionesh dheu nga një fushë. Mesorja e të dhënave ishte 7,9. Vlerësoni probabilitetin që një kampion dheu i marrë nga kjo fushë, ka pH më të madh se 7,9. 2 pikë11.11 Vlerësim Koha: 45 minuta

