Page 268 - Demo
P. 268
MATEMATIKA 9266Mbani mend:Barazimi i vërtetë i dy përpjesëve quhet përpjesëtim.Kështu, barazimet 128 = 1510 dhe 3,61,2 = 6,32,1 janë përpjesëtim. Kurse barazimi 28 = 36 nuk është i vërtetë, pra nuk është përpjesëtim. 5 Nga një pikë jashtë një rrethi me rreze 5 cm, janë hequr ndaj tij dy tangjente me gjatësi 12 cm secila. Gjeni këndin ndërmjet këtyre tangjenteve.6 Gjeni vlerën e shprehjeve:a) cos 60˚1 + cos 60˚ + cotg 45˚; b) cos2 30˚ – sin2 45˚tg2 60˚ .Gjeometria në hapësirë1 Baza ABC e prizmit është trekëndëshi kënddrejtë ABC me katete AC = 3 cm dhe BC = 4 cm. Lartësia AM e prizmit është 6 cm. Gjeni syprinën anësore dhe syprinën e përgjithshme të tij.2 Një prizëm e ka bazën katror me brinjë 28 cm. Lartësia e prizmit është sa 34 e brinjës së bazës. Gjeni vëllimin e prizmit.3 Një pishinë ka formën e kuboidit me gjatësi 50 m dhe gjerësi 30 m. Ajo është mbushur me ujë me lartësi 2 m. Për sa kohë do të zbrazet pishina, në qoftë se nga tubat e shkarkimit dalin 20 m3 ujë në minutë?4 Baza e piramidës është rombi me diagonale AC = 11 cm dhe BD = 6 cm. Lartësia SO e piramidës është 12 cm (O është pika ku priten diagonalet e rombit ABCD). Gjeni vëllimin e piramidës.5 Rrezja e bazës së cilindrit është 5 cm. Lartësia e tij është sa diametri i bazës. Gjeni:a) syprinën anësore të cilindrit;b) syprinën e përgjithshme të cilindrit;c) vëllimin e cilindrit.6 Tarraca e një pallati ka formën e një drejtkëndëshi me përmasa 50 m x 30 m. Ajo është mbuluar me borë me trashësinë 40 cm. Sa peshon bora mbi tarracë, në qoftë se 1 m3 borë peshon 120 kg?7 Do të përgatitet një depozitë uji në formën e një kubi me brinjë 1,5 m. Sa llamarinë do të harxhohet për përgatitjen e saj nëse humbjet nga prerjet janë në masën 8 %.8 Shënojmë me a – brinjën e kubit; p – perimetrin e bazës së tij; Sb – syprinën e bazës; Sa – syprinën anësore; Sp – syprinën e përgjithshëm dhe V – vëllimin. Plotësoni tabelën:a (cm) p (cm) Sb (cm2) Sa (cm2) Sp (cm2) V (cm3)101446467621627

