Page 29 - Demo
P. 29
271. BASHKËSITË NUMERIKEPërkufizimin e vlerës absolute të numrave realë:14 Krahasoni:|–2,7| ...2,7; |–6| ... –|6|; (– 34) .... |– 23|.15 Shkruani numrat a, të tillë që: |a| = 2; |a| = –3.16 Shkruani të gjithë numrat e plotë të tillë që:|a| < 5; |a| ≤ 2.17 A mund të shkruani të gjithë numrat e plotë, që kanë vlerë absolute më të madhe se 3? Pse?18 Njehsoni:|(–9) · (–4)|; |–4| · |–5|; |–6||–2|; |–186 |.Kryerjen e veprimeve themelore me numra realë, duke përfshirë edhe fuqizimin dhe rrënjëzimin:19 Hapi i një personi është 0,8 m. Sa hapa duhet të bëjë ai për të shkuar në punë, në qoftë se ecën 15 minuta me shpejtësi 4,8 km/orë?20 Një kopsht ka 4 parcela; në çdo parcelë ka katër pemë; në çdo pemë ka katër degë; në çdo degë ka katër lule. Në sa lule mund të kullosë në këtë kopsht një bletë?21 Largesa ndërmjet dy fshatrave është 15 km. Një udhëtar, orën e parë, bëri 5,2 km; orën e dytë bëri 0,4 km më pak se orën e parë. Orën e tretë bëri sa 34 e rrugës që bëri orën e dytë. Sa km rrugë i mbetën akoma për të bërë?22 Beni dhe Egzona hëngrën së bashku një picë. Beni tha se kishte ngrënë 35 e picës, ndërsa Egzona tha se kishte ngrënë 23 e picës. Një shok i tyre tha që kjo nuk kishte mundësi të ndodhte. Si arriti ai në këtë përfundim?Detyrë hulumtuese. Pluhurat e imëta A. Ajri që thithim përmban një sasi shumë të madhe pjesëzash shumë të imëta, përmasat e të cilave maten me mikron (μm = 0,001 mm) Tabela e mëposhtme tregon të ç’rendi madhësie janë këto pjesëza. Pjesëza Pluhur drurësh Tym i zi Polen Bakterie Viruse Karburante Tym duhaniPërmasat (μm) 3 0,3 20 4 0,09 0,4 0,2a) Radhitini këto pjesëza në radhitjen zbritëse të përmasave. b) Cilat nga këto pjesëza përfaqësojnë një rrezik real? c) Në një bosht numerik, duke marrë 1 cm për 1 μ m, paraqit gjithë ato pjesëza që i kanë përmasat nën 1 mm. B. Mblidhni dhe sistemoni të dhëna për ndotjen e ajrit në qytetin tuaj dhe në qytete të tjera të Kosovës. Krahasoni dhe nxirrni përfundime.

