Page 31 - Demo
P. 31
29A E DINI SE?...Muhammad ibn Musa Al’khuarizmi ishte një matematikan që ka jetuar më shumë se 1000 vjet me parë. Ai punonte në Bagdad në “Shtëpinë e të Urtëve”, një qendër intelektuale, ku shkruheshin dhe përktheheshin artikuj filozofike.Al’khuarizmi përdorte numrat hindu-arabë dhe ishte ndër të parët që përdori zeron në vendvlerën e numrit. Shkroi librin e parë për algjebrën, të titulluar AL-Kitab al-mukhtasar fi hisab al-jabr-wa-l-muqabala, që në shqip mund të përkthehet si “Libër përmbledhës për llogaritjet me plotësim dhe baraspeshim”. Fjala “algjebër” vjen nga fjala al-jabr, e përdorur në titullin e librit. Al’ Khuarizmi njihet si “babai i algjebrës”.Fjalë kyçe: shprehje algjebrike, shprehje identike, monom, monome të ngjashme, polinom, shumë, ndryshim, shumëzim i polinomeve, katrori i binomit, ndryshimi i katrorëve, kubi i binomit, faktorizim. Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përdor formulat algjebrike (katrorin e binomit, ndryshimin e katrorëve, kubin e binomit), gjatë veprimeve me shprehje shkronjore racionale;• paraqet gjeometrikisht disa nga formulat algjebrike, si p.sh.: katrorin e binomit, ndryshimin e katrorëve;• përcakton sh.m.v.p-në e dy e më shumë polinomeve;• përkthen shprehjet nga gjuha e zakonshme në atë algjebrike dhe anasjellas; SHPREHJET ME NDRYSHORE 2

