Page 34 - Demo
P. 34


                                    MATEMATIKA 932P.sh., koeficientet e monomeve –6x4y2; a2; –ab janë përkatësisht –6; 1; –1. Në monomin –3x4y5, shuma e eksponentëve të fuqive të të gjitha ndryshoreve është 4 + 5 = 9. Këtë numër e quajmë fuqi të monomit. 2.2 Monomi, reduktimi i monomeve të ngjashme A Kërkoni dhe zbuloniMbani mend:Monom quhet shprehja, që merret duke kryer mbi numrat dhe ndryshoret vetëm veprimet e shumëzimit dhe të ngritjes në fuqi. Mbani mend:Themi që monomi ka trajtë të rregullt nëse: 1. ka vetëm një faktor numerik; 2. nuk ka kllapa; 3. nuk ka fuqi me baza të njëjta. Faktorin numerik të monomit, që është shkruar në trajtë të rregullt, e quajmë koeficient të monomit. Mbani mend:Fuqi e monomit quhet shuma e eksponentëve të fuqive të ndryshoreve në trajtën e tij të rregullt. Nëse monomi nuk përmban ndryshore (d.m.th. është numër), fuqia e tij është numri 0. Monome të ngjashme quhen monomet që në trajtat e rregullta të tyre i kanë pjesët shkronjore të njëjta. Shuma e monomeve të ngjashme mund të shndërrohet identikisht në trajtën e një monomi të vetëm. Ky shndërrim quhet reduktim (mënjanim) i monomeve të ngjashme. Për të reduktuar disa monome të ngjashme veprohet kështu: 1. mblidhen koeficientet e tyre; 2. pranë kësaj shume, vendoset si faktor shprehja shkronjore e përbashkët. Ne mund ta thjeshtojmë monomin 2x3(–3)xy2 duke përdorur vetitë e ndërrimit dhe të shoqërimit të shumëzimit. 2x3(–3)xy2 = 2(–3) · x3 · x · y2 = –6x4y2Shohim që monomi 2x3(–3)xy2 u paraqit në trajtën e prodhimit të një faktori numerik, të vendosur në vendin e parë, me fuqi ndryshoresh të ndryshme. Kjo trajtë e monomit quhet trajtë e rregullt e tij. Punë në grupJanë dhënë shprehjet shkronjore: x + y; 3x22 ; (xy)3; 2ab(–5a2); x2 + 1; (a – 1)2; (3 – 1)2.Dalloni shprehjet shkronjore, të cilat kanë vetëm veprimin e shumëzimit dhe atë të ngritjes në fuqi.B Vrojtoni dhe mësoniShprehjet 3x2y; 2a3(–5); bc2; –3x7; a2x2 janë prodhime numrash, ndryshoresh dhe fuqish të tyre. Këto shprehje quhen monome. 
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38