Page 37 - Demo
P. 37


                                    2. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE35USHTRIMEShembulli 3Le të zbresim nga polinomi 3x2 + 6x – 9 polinomin (–x2 + 5x + 7). Për këtë, pasi të shkruajmë ndryshimin, heqim kllapat dhe reduktojmë kufizat e ngjashme në polinomin që merret. (3x2 + 6x – 9) – ( –x2 + 5x + 7) = 3x2 + 6x – 9 + x2 – 5x – 7 = 4x2 + x –16. Shohim që shuma dhe ndryshimi i dy polinomeve të dhënë janë identike me një polinom. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Paraqitni në trajtë të rregullt polinomet e mëposhtme: a) 2a · a2 + a2 – 3a2 + a3 – a; b) (2x)(–5x) + 4x2 + 2x – 12 x. 2. a) Gjeni vlerën e polinomit 5x2 + 1 për x = 0; x = –2; x = 3. b) A ekziston vlerë e x për të cilën vlera e polinomit bëhet 0? 3. Cila është fuqia e polinomit: a) 5x – 1 – 3x2 + 4x3; b) 2 – 3x; c) 4xy + 5x2 – 6y + 7. 1 Shkruani polinomin. Gjeni vlerën e tij me anë të makinës llogaritëse:a) shuma e dyfishit të një numri me katër e njëzet e pesë të qindta; për x = 1,93;b) ndryshimi i dyfishit të një numri me trefishin e një numri tjetër; për a = 2,3 dhe b = 100,6. 2 Shkruani në trajtën e polinomit numrin natyror që përbëhet nga: a) x dhjetëshe dhe b njëshe; b) a qindëshe, b dhjetëshe, c njëshe.3 Sillni në trajtë të rregullt polinomet: a) (1 + 3x) + (x2 – 2x);b) (2a2 + 3a) – (a – 4);4 Gjeni polinomin e shënuar me P, në mënyrë që barazimi i mëposhtëm të jetë identitet. P + (5x2 – 3x + 2) = 4x2 + 7x – 6. 6 Për ushtrimin “Gjeni vlerën e shprehjes (2x2 – 5xy + 3) – (x2 – 3xy) + (2xy – 1) për x = 1,5” një nxënës tha që mungon një e dhënë. A ka të drejtë ai? 7 Në një shitore frutash, portokajtë e vegjël kushtojnë x euro kg. Portokajtë e mëdhenj kushtojnë dy herë më shumë se portokajtë e vegjël. a. Shkruani një shprehje, në terma të x-it, për koston totale të 4 kg portokajve të vegjël dhe 6 kg portokajve të mëdhenj. Jepni përgjigjen tuaj në formën më të thjeshtë.b. Albi u tregoi shokëve që ka blerë portokaj nga të dyja llojet dhe pagoi gjithsej 17x euro. Tregoni sa portokaj të vegjël dhe sa portokaj të mëdhenj mund të ketë blerë Albi. Sa zgjidhje mund të gjejmë në këtë rast?c. Një nga shokët tregon se ka 3x + 1 euro. Nëse x >1,8 euro, sa portokaj mund të blejë me to? Sa euro i ngelen atij?8 Një trekëndësh e ka perimetrin 59 cm. Gjatësitë e brinjëve janë (2x - 5) cm, (3x + 2) cm dhe (2x - 1) cm. Shkruani një shprehje që për të gjetur perimetrin e trekëndëshit. Silleni shprehjen në një shprehje me sa më pak veprime. Gjeni perimetrin e trekëndëshit nëse x = 5cm. 
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41