Page 5 - Demo
P. 5


                                    3HyrjeRreth këtij tekstiKy tekst është hartuar për klasën e nëntë të arsimit të mesëm të ulët. Ai është në përputhje të plotë me programin e Matematikës së klasës së nëntë. Teksti është përgatitur nga një grup autorësh dhe mësuesish me shumë përvojë. Në të janë trajtuar kryesisht koncepte të përgjithshme matematikore, si: numri, funksioni dhe algjebra; forma, hapësira, matjet dhe gjeometria; të dhënat dhe probabiliteti. Disa nga pyetjet, ushtrimet dhe veprimtaritë në tekst përforcojnë zgjidhjen problemore, duke praktikuar kompetencat matematikore.Rubrikat e librit“Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja...”: çdo temë paraqet rezultatet e të nxënit, në përputhje me programin e Matematikës për klasën e nëntë.“Fjalët kyçe”: në këtë rubrikë jepen konceptet kryesore matematikore të temës përkatëse.“A e dini se?...”: në këtë rubrikë paraqiten kuriozitete ose një vështrim i shkurtër mbi historinë e matematikës, që lidhet me subjektin e temës.“A. Kërkoni dhe zbuloni”: çdo njësi mësimore fillon me një situatë problemore. Kërkimet dhe arsyetimet e nxënësve në lidhje me këtë situatë, do t’i nxisin ata të zbulojnë bazat e njohurive matematikore për të cilat do të mësojnë gjatë orës së mësimit.“Punë në grup”: kjo rubrikë ndihmon të nxënit aktiv dhe bashkëpunues. Nëpërmjet saj, nxënësit nxiten të konstruktojnë disa njohuri matematikore në mënyrë të pavarur.“B. Vrojtoni dhe mësoni”: kjo rubrikë përmban shpjegime teorike dhe shembuj, që shpalosin konceptet dhe njohuritë matematikore të njësisë mësimore.“Mbani mend”: në këtë rubrikë theksohen njohuri shumë të rëndësishme, të cilat duhen mbajtur mend, për të formuar shprehi dhe shkathtësi të qëndrueshme.“Shembull”: shembujt e zgjidhur japin zgjidhje model, të shoqëruara me komentet përkatëse. Ato ndihmojnë nxënësit të kuptojnë konceptet teorike.“C. Ushtrohuni duke zbatuar”: zgjidhja e ushtrimeve dhe problemave të kësaj rubrike kërkon zbatimin e njohurive teorike, të paraqitura në rubrikën B.“Ushtrime”: në këtë rubrikë gjenden ushtrime dhe problema, të cilat ndihmojnë në përforcimin e shprehive dhe të shkathtësive.“Çfarë mësuam?”: në këtë njësi mësimore do të gjeni një përmbledhje të të gjitha rezultateve të të nxënit të temës. Secila prej tyre është e shoqëruar me ushtrime dhe problema, që nxitin nxënësit të provojnë shprehitë, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre.“Vlerësim”: kjo njësi, që gjendet në fund të çdo teme, ka për qëllim të ndihmojë nxënësit të testojnë dhe të vetëvlerësojnë njohuritë që kanë marrë gjatë temës.“Detyrë hulumtuese”: Në këtë njësi do të gjeni detyra që nxisin të nxënit kreativ, hulumtues, kërkim informacioni, përdorimin e teknologjisë. Këto detyra mund të përdoren nga mësuesi si projekt mësimor, si detyra portofoli të nxënësit.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10