Page 57 - Demo
P. 57
2. SHPREHJET ME NJË NDRYSHORE55Zbërthimin në faktorë të thjeshtë të shprehjeve racionale:12 Zbërtheni në faktorë me mënyrat e njohura: a) x – 2x2; b) x2 – 4x + 4; c) a2 – 1; d) mx + my – nx – ny. 13 Zbërtheni në faktorë: a) a3 – a2b + a2 – ab; b) m4 + 2m3 + m2 + 2m. 14 Zbërtheni në faktorë:a) y2 + 6y + 9 – a2;b) a2 – x2 + 4x – 4. Përcaktimin e sh.m.v.p-së së dy e më shumë polinomeve.15 Gjeni sh.m.v.p. e polinomeve:a) n – 1 dhe (n + 1)2 – (n + 1)2; b) a4 – b4 dhe 4a2 – 4ab + b2.16 Gjeni sh.m.v.p. e polinomeve:a) x3 – 2x2 + x dhe x3 – 1; b) x2 – 2x2y – 2xy + 4y2 dhe x2 – 4y2.17 Vërtetoni identitetin: (a – b)(a + b)(a2 + b2)(a4 + b4) = a8 – b8. 18 Vërtetoni që për çdo n natyror, vlerat e shprehjes (2n + 1)2 – (2n – 1)2 plotpjesëtohen me numrin 8. Detyrë hulumtuese. Trajtimi i mbetjeve A. Është llogaritur që sot një familje nxjerr në ditë mesatarisht 1 kg mbetje shtëpiake. Kjo sasi është 2 herë më e madhe sesa ç’ishte 40 vjet më parë. Në të kaluarën, shumica e mbetjeve hidheshin në gropa ose nëpër lumenj, përrenj etj. Por kjo solli ndotje të ujërave nëntokësore, erë të rëndë, të dëmshme për shëndetin, shpërndarje pluhurash nga era, shkatërrim të faunës ujore. Disa mbetje duan shumë vite që të shpërbëhen në produkte të padëmshme. Nga ana tjetër, disa lloje mbetjesh përmbajnë akoma rezerva materialesh, që nuk janë shfrytëzuar para se ato të hidhen. Vrojtoni tabelën e mëposhtme. Lloji i mbetjes Periudha mesatare e shpërbërjesLetër 6 muajKuti kartoni qumështi 5 vjetKuti konservash 60 vjetKanoçe alumini 200 vjetQese ose shishe plastike 400 vjetQelq 4000 vjetPolistiren 1000 vjetPërgjigjuni pyetjeve: a) Sa kg mbetje shtëpiake prodhon në 1 javë një qytet me 50 000 banorë? b) Sa kohë më tepër se letra do qelqi që të shpërbëhet? c) Sa herë më shpejt shpërbëhet letra në krahasim me qesen plastike?B. Bëni një kërkim vetjak mbi prodhimin dhe shkarkimin e mbetjeve familjare në secilin prej qyteteve kryesore të Kosovës. Nxirr përfundime.

