Page 73 - Demo
P. 73


                                    71A E DINI SE?...Nevoja për të zgjidhur ekuacionet jo vetëm të shkallës së parë, por edhe të shkallës së dytë pat lindur qysh në antikitet. Njerëzit e lashtë kërkonin të gjenin zgjidhje për problemet që lidheshin me gjetjen e zonave të tokës dhe punimeve tokësore të një natyre ushtarake, si dhe me zhvillimin e vetë astronomisë dhe matematikës. Shpesh thuhet që të parët që u morën me zgjidhjen e ekuacioneve kuadratike ishin babilonasit (rreth vitit 400 p.e.s). Diofanti krijoi dhe zgjidhi ekuacionin kuadratike “Gjeni dy numra, duke e ditur që shuma e tyre është 20, dhe prodhimi është 96”.Në Europë, ekuacionet kuadratike filluan të studiohen gjatë shekujve 13–17. Formulat për zgjidhjen e ekuacioneve kuadratike u studiuan për herë të parë në 1202, nga matematikani italian Fibonaçi (Leonardo Fibonacci). Rregulla e përgjithshme për zgjidhjen e ekuacioneve kuadratike të reduktuara në formën e vetme kanonike x2 + bx + c = 0, u formulua në Europë vetëm në 1544 nga Mihael Shtifel (Michael Stifel). Vetëm në shekullin e 17-të, falë veprave të Dekartit (Descartes), Njutonit (Newton) dhe shkencëtarëve të tjerë, metoda e zgjidhjes së ekuacioneve kuadratike mori një formë moderne.Fjalë kyçe: ekuacione lineare, ekuacione të njëvlershme, rrënjë e ekuacionit, ekuacion i fuqisë së parë me një ndryshore, i fuqisë së dytë, inekuacione lineare, zgjidhje e inekuacionit, inekuacione me vlerë absolute, ekuacionet (x – x1) (x – x2) = 0.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• zgjidh ekuacionet dhe inekuacionet lineare sipas shkronjave; • diskuton zgjidhjen e ekuacioneve dhe të inekuacioneve lineare me një të panjohur;• paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në boshtin numerik; • identifikon intervalin e hapur dhe të mbyllur te inekuacionet, duke e paraqitur simbolikisht;• zgjidh inekuacionet me vlerë absolute dhe paraqet grafikisht bashkësitë e zgjidhjeve të tyre;• zgjidh ekuacionet kuadratike të formës x2 + mx + n = 0 (m, n Є Z) duke zbërthyer trinomin (x – x1) (x – x2) = 0;• përdor ekuacionet në fizikë, kimi dhe lëmi të tjera.EKUACIONET DHE INEKUACIONET LINEARE ME NJË NDRYSHORE 4
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77