Page 79 - Demo
P. 79


                                    4. EKUACIONET DHE INEKUACIONET LINEARE ME NJË NDRYSHORE 77USHTRIMEShembulli 2Në shportë ka dy herë më pak mollë se në arkë. Pasi u hodhën 10 mollë nga shporta në arkë, sasia e tyre në shportë u bë 5 herë më e vogël sesa në arkë. Sa kokrra mollë kishte në shportë dhe sa në arkë? Udhëzim. Ju mund të veproni kështu: 1. Shënoni me x numrin e mollëve në shportë (është e qartë që x ∊ N). Në arkë, kemi 2x mollë. 2. Pasi u hodhën 10 mollë nga shporta në arkë: numri i mollëve në shportë bëhet n = . . . numri i mollëve në arkë bëhet m = . . . Dihet që m = 5n. Formoni ekuacionin. 3. Zgjidhni ekuacionin. 4. A pranohet vlera e gjetur e x për problemën? Jepni zgjidhjen e problemës. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Nëse një numër e shumëzojmë me 2 dhe prodhimit i shtojmë 20, merret numri 200. Cili është numri i parë?2. Perimetri i një drejtkëndëshi është 19,4 m. Sa është gjerësia e tij, nëse gjatësia është 5,8 m? 3. Tre nxënës mbollën 78 pemë. I dyti mbolli 2 herë më shumë se i pari dhe i treti 12 pemë më pak se i pari. Sa pemë mbolli secili nxënës? A ka zgjidhje problema? 1 Turistët përshkuan ditën e parë 518 e rrugës, ditën e dytë 49 e rrugës dhe ditën e tretë 20 km e fundit të rrugës. Sa km rrugë bënë ata për tri ditë? 2 Dy enë kanë njëra 15 litra dhe tjetra 40 litra vajguri. Në to, do të zbrazet vajguri i një ene të tretë që ka 50 litra. Sa litra duhen hedhur në enën e parë që ato të jenë të mbushura njëlloj? 3 Në një enë ka 24 litra ujë me 3% papastërti. Sa litra ujë të pastër duhet të hedhim që të marrim ujë me papastërti 2%? 4 Bardha dhe Andi menduan të njëjtin numër. Bardha e trefishoi këtë numër, i zbriti 2, ndryshimin e pjesëtoi me 4. Andi e dyfishoi numrin dhe i zbriti 2. Të dy fëmijët morën të njëjtin përfundim. Shkruani dhe zgjidhni ekuacionin për të gjetur numrin e menduar nga fëmijët.5 Pyesni babanë për moshën e tij. Pas sa vitesh mosha juaj do të jetë sa gjysma e moshës që do të ketë babai juaj? 6 Problemë e vjetër. Një udhëtar pa një tufë patash të egra që fluturonin dhe u tha: “Udhë e mbarë, o ju 100 pata”. Ato iu përgjigjën: “Ne s’jemi 100. Po të shtosh edhe njëherë numrin tonë, edhe gjysmën, edhe çerekun, edhe 1 patë, atëherë bëhemi 100”. Sa pata ishin? 
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83