Page 9 - Demo
P. 9


                                    7Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon vetitë e numrave natyrorë, të plotë, racionalë (bashkësive numerike N, Z, Q) dhe i përdor ato në zgjidhjet e detyrave;• dallon numrat dhjetorë, që mund të shkruhen si numra thyesorë dhe ata që nuk mund të shkruhen si numra thyesorë;• identifikon numrat irracionalë dhe i paraqet në boshtin numerik;• përkufizon numrat realë, bashkësinë e numrave realë (R) dhe i paraqet në boshtin numerik;• krahason dy numra realë;• përkufizon vlerën absolute të numrave realë;• kryen veprimet themelore me numra realë, duke përfshirë edhe fuqizimin dhe rrënjëzimin.A E DINI SE?...Fjalë kyçe: numër natyror, numër i plotë, numër thyesor, numër racional dhe irracional, numër real, bashkësi numerike, vlerë absolute, interval, gjysminterval, segment, prerje, bashkim.BASHKËSITË NUMERIKE 1Numri pi, i cili zakonisht shënohet me germën e vogël të alfabetit grek π, është një konstante matematike nga më të rëndësishmet. Numri π mund të përkufizohet si herës (raport) i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij e përafërt është 3,14159 26535 89793 23846 26433 83279 50…Numri π  është një  numër irracional,  që do të thotë se ai nuk mund të shkruhet si thyesë apo si herës i dy numrave të plotë. Kjo do të thotë se shifrat e tij kurrë nuk përfundojnë, por edhe nuk përsëriten. Ky numër njihet edhe si konstantja e Arkimedit apo edhe si konstantja e Ludolfit.Simboli π u vendos në vitin 1706, nga matematikani anglez Uilliam Xhons si germa e parë e fjalës greke περίμετρος (perimetros), domethënë përmasa përqark ose përreth. Gjatë historisë së matematikës, janë bërë përpjekje të shumta për ta kuptuar më mirë natyrën e këtij numri. Përdorimi i tij njihet që nga antikiteti dhe nuk e ka humbur asnjëherë rëndësinë. Përkundrazi, shumë formula nga matematika, apo fizika dhe inxhinieria përmbajnë numrin π. Koncepti i tij është sa i thjeshtë, aq edhe interesant.“Të eksplorosh π, është njësoj si të eksplorosh Universin.” (David Chudnovsky)
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13