Page 98 - Demo
P. 98
MATEMATIKA 996Mbani mend:Gjysmëdrejtëz quhet pjesa e drejtëzës e përbërë nga një pikë e dhënë e saj dhe gjithë pikat e drejtëzës që ndodhen nga e njëjta anë e kësaj pike. Pika e dhënë quhet origjinë e gjysmëdrejtëzës. Dy gjysmëdrejtëza të ndryshme të së njëjtës drejtëz, që kanë të njëjtën origjinë quhen gjysmëdrejtëza plotësuese. 5.1 Kuptimet themelore dhe ato të nxjerra të gjeometrisëA Kërkoni dhe zbuloniPërfytyroni objekte themelore të gjeometrisë: pikën, drejtëzën, rrafshin.Kujtoni si shënohen secila prej tyre.B Vrojtoni dhe mësoniFigurat gjeometrike janë shumë të larmishme. Tashmë njohim mjaft figura gjeometrike, si p.sh. trekëndëshin, katrorin, rrethin etj. Çdo figurë gjeometrike e mendojmë të përbërë prej pikash. Pika dhe drejtëza Zakonisht, drejtëzat i shënojmë me shkronja të vogla (a, b, c...), kurse pikat me shkronja të mëdha (A, B, C…). Në figurën 5.1, ju shihni pikat A, B dhe drejtëzën a. Pika B shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe “drejtëza a kalon nëpër pikën B” dhe shënojmë B ∊ a. Pika A nuk shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe “drejtëza a nuk kalon nëpër pikën A dhe shënojmë A ∉ a. Mbani mend:Kanë vend dy veti themelore: I. nëpër çdo dy pika kalon një dhe vetëm një drejtëz. II. sidoqoftë drejtëza, ka pika që shtrihen në këtë drejtëz dhe ka pika që nuk shtrihen në të. Drejtëzën mund ta paraqesim ndryshe me anë të dy pikave që ndodhen në të. P.sh., nëse në drejtëzën d ndodhen pikat M dhe N, këtë drejtëz mund ta shënojmë (MN) ose (NM). Segmenti, gjysmëdrejtëzaNë figurën 5.2 është paraqitur drejtëza a dhe tri pika A, B, C në këtë drejtëz. AaB C Fig. 5.2Shqyrtojmë pjesën e drejtëzës të përbërë nga pikat A, C dhe gjithë pikat e drejtëzës që ndodhen ndërmjet A, C. Kjo pjesë drejtëze quhet segment me skaje A, C dhe shënohet [AC] ose [CA].Mbani mend:Ka vend kjo veti themelore. III. Nga tri pika të një drejtëze, njëra dhe vetëm njëra ndodhet ndërmjet dy të tjerave. Shqyrtojmë drejtëzën a, në të cilën është marrë pika O. a O Fig. 5.3Kjo pikë e ndan drejtëzën në dy pjesë të ndryshme. Figura e përbërë prej pikës O dhe pikave të njërës nga këto pjesë quhet gjysmëdrejtëz (në figurën 5.3, njëra gjysmëdrejtëz është paraqitur me vijë të trashë). AaBFig. 5.1

