Page 99 - Demo
P. 99


                                    5. GJEOMETRIA NË RRAFSH97USHTRIMEMbani mend:Gjysmëdrejtëz quhet pjesa e drejtëzës e përbërë nga një pikë e dhënë e saj dhe gjithë pikat e drejtëzës që ndodhen nga e njëjta anë e kësaj pike. Pika e dhënë quhet origjinë e gjysmëdrejtëzës. Dy gjysmëdrejtëza të ndryshme të së njëjtës drejtëz, që kanë të njëjtën origjinë quhen gjysmëdrejtëza plotësuese. Gjysmëdrejtëzën e shënojmë ose me një shkronjë të vogël (p.sh. gjysmëdrejtëza h në figurën 5.4) ose me dy shkronja të mëdha (fig. 5.5), e para nga të cilat tregon origjinën, kurse e dyta ndonjë pikë të gjysmëdrejtëzës. a hO A Fig. 5.4 Fig. 5.5 C Ushtrohuni duke zbatuar1. Konstruktoni një drejtëz a. a) Shënoni dy pika E dhe F, që shtrihen në drejtëzën a dhe tri pika M, N dhe P, që nuk shtrihen në drejtëzën a. b) Përdorni shënimet ∊, ∉ për të treguar nëse pikat ndodhen ose nuk ndodhen në drejtëz. 2. Shënoni tri pika P, Q, R që nuk ndodhen në një drejtëz dhe konstruktoni drejtëzat (PQ), (PR), (QR). 3. Konstruktoni dy drejtëza prerëse a, b dhe shënoni pikën C të prerjes; pikën A të drejtëzës a, që nuk ndodhet në b; pikën D, që nuk ndodhet në asnjë nga drejtëzat a, b. 4. Shënoni dy pika A, B. Konstruktoni gjysmëdrejtëzat [AB), [BA). 5. Konstruktoni një drejtëz, duke shënuar pikat P, Q, R, në mënyrë që R të jetë ndërmjet P, Q. a) Midis gjysmëdrejtëzave [PQ), [QR), [RP), [PR), [QP), tregoni çiftet e gjysmëdrejtëzave që janë të njëjta. b) Tregoni gjysmëdrejtëzën që është plotësuese e [RP). 1 Shënoni pikat E, F, G, H në mënyrë që tri pikat E, F, G të shtrihen në një drejtëz, kurse pika H të mos shtrihet në të. Nëpër çdo çift pikash, hiqni drejtëzën. Sa drejtëza merren? 2 Konstruktoni drejtëzën a dhe shënoni në të dy pika A, B. a) Shënoni dy pika C, D të segmentit [AB]. b) Shënoni dy pika E, F të drejtëzës a që nuk shtrihen në segmentin [AB]. c) Shënoni dy pika M, N, që nuk shtrihen në drejtëzën a. 3 Konstruktoni drejtëzën a dhe shënoni në të tri pika. Sa segmente formohen kështu në këtë drejtëz? 4 Në figurën 5.6 është paraqitur një drejtëz dhe në të janë shënuar pikat A, B, C, D. a) Tregoni të gjitha segmentet ku ndodhet pika C. b) Tregoni të gjitha segmentet ku nuk ndodhet pika B.c) Tregoni të gjitha segmentet që formohen në drejtëz.d) Tregoni të gjitha gjysmëdrejtëzat që shtrihen në drejtëz.5 Sa rrafshe përcaktohen më së shumti nga një drejtëz dhe dy pika jashtë saj?6 Sa rrafshe përcaktohen më së shumti nga një drejtëz dhe tri pika jashtë saj? A B C DFig. 5.6 
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103