Page 114 - Demo
P. 114


                                    112Qeramika Qeramika ilire e zhvilluar përgjatë periudhës së hekurit dallon për përmasat e vogla, por që përcillen në varietete e forma të shumta, mjaft të ndryshme nga njëri ekzemplar në tjetrin. Elementet plastike e stilistike që i bashkojnë këto objekte mundësohen nga përdorimi i gjerë i punimit me çark, ndërsa forma e tyre shpesh e sheshtë, herë-herë duket pak si e shtypur nga lart poshtë, me qafë të gjerë, trung konik dhe fund të sheshtë, ndonjëherë pak të zgjatur, me një si këmbëz për të qëndruar. Skulptura në territoret ilireAshtu si arkitektura, edhe skulptura dhe artet e tjera që u zhvilluan në qytetet ilire, u ndikuan nga arti helen, dominues përqark gjithë Mesdheut edhe pse ruajtën mjaft nga elementet origjinale vendase. Veprat më të hershme të skulpturës ilire, si dhe relievet, edhe pse u mbivendosen elemente helene, kanë tendencë të shkojnë drejt një paraqitjeje sa më pranë realitetit. Ato zhvillohen në plane të trasha, çka tregon i lidhjen e fortë që ekzistonte ende me teknikën e gdhendjes. Të tillë paraqiten dy statuja, ajo e një burri dhe e një gruaje, të cilat dallohen për veshjen karakteristike ilire edhe pse janë të dëmtuara në shumë pjesë të trupit e të kokës. Në skulpturën ilire, SsUYHoHOHPHQWHYHHWQRJUD¿NHVLQsUDVWLQHVNXOSWXUsVVs'LPDOLWSRUPstepër në relievet e Belshit, dallohet qartë një përpjekje për një përfytyrim sa PsWsPLUsWs¿JXUsVStolitë ilire Fig. 7. Afërdita ilire, terakotë nga Belshi, shek. III p.e.r. ElbasanFig. 8. Kantar, enë zbukurimi ilire, qeramikë punuar me çark e me dorë, shek. IX p.e.r., Kamenicë, Korçë Fig. 9. Enë trinjake, qeramikë, periudha e parë e hekuritFig. 10. Lekyd, enë rituale qeramike, punuar me çark e dorë, shek. III p.e.r., DurrësNë periudhën e hekurit, sidomos mes shek. VIII-VII p.e.r., arti i punimit të metaleve mori një zhvillim të ri. Vërehen ndryshime domethënëse në teknikën e punimit të armëve e të stolive, ku zbukurimet Fig. 6. Helmetë ilire, shek. V p.e.r. Fig. 7. Monedhat e mbretit Monun, Durrës, mesi i shek. IV p e r 
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118