Page 115 - Demo
P. 115
113gjeometrike rriten në mënyrë të ndjeshme. Figura të ndryshme prej bronzi trajtojnë forma njerëzish, kafshësh apo shpendësh, por, përveç kësaj, në Iliri janë gjetur edhe shenja të përpunimit të bakrit, i cili mund të përdorej dhe si mjet shkëmbimi. Në periudha më të vona gjenden zbukurime të tjera prej metali të realizuara në bronz, ar e DUJMHQG,WLOOssVKWsV¿QNVLQsYHJMsQHQMsHQHtë madhe bronzi, zbuluar në Antigone, por më mbresëlënëse është pafta e bronztë, një nga elementet më të rëndësishme të zbulimit të varrit monumental në Selcën e Poshtme. Një paftë brezi tjetër e ngjashme me të është dhe ajo e gjetur pranë liqenit të Shkodrës. Të dyja këto objekte edhe pse të realizuara në periudhën klasike ruajnë me “kokëfortësi” trajtimin në stilin arkaik. Kërkim informacioni në mënyrë individualeSimbolet ilireBëni kërkime mbi simbolet ilire dhe kuptimin e tyre. Përpiquni të zbuloni simbole ilire që kanë ardhur Fig. 11. Paftë brezi ku paraqitet një skenë luftimi, arti ilir, pjesë e gjetjeve pranë varreve monumental në SelcëFig. 12. .DU¿Fë me varëse, bronz, koha e parë e hekuritFig. 13. Stoli ilire nga varrezat mbretërore ilire në lokalitetin e LisijevosFig. 14. Varr monumental në Selcë të poshtme, shek. IV-III p.e.r.Fig. 14. Varr monumental në Selcë të poshtme, shek. IV-III p.e.r., detajLexim vepre: Varr monumental në Selcën e Poshtme, shek. IV-III p.e.r.Në Selcë të poshtme janë zbuluar varre monumentale disakatëshe. Ky nekropol mjaft i veçantë, i gdhendur në shkëmb, ka një ndërthurje arkitektonike mes strukturave ku disa prej tyre janë të thjeshta e disa më të ndërlikuara. Varri më i madh ka një fasadë gjysmërrethore, e cila mbyllet nga të dyja anët me nga një faqe të drejtë ballore. Në mes është porta e madhe e rrethuar me kornizë të ngurtë, ndërsa në dy krahët e fasadës radhiten respektivisht katër gjysmëkolona të stilit jonik të gdhendura në shkëmb. Në dy faqet ballore, janë realizuar relieve. Në njërën prej tyre, brenda një kamareje, i gdhendur në shkëmb ishte një bust, sot i humbur, ndërsa në tjetrin është gdhendur një parzmore ilire. Në një kat të nëndheshëm në këtë kompleks është zbuluar një varr me një thesar me objekte artistike. Varret e Selcës së poshtme përbëjnë një nga qendrat më tërheqëse të kulturës ilire.Ku ishte e shpërndarë kultura ilire ? Cilat janë karakteristikat e arkitekturës ilire (vendbanimeve)? Përshkruaj disa nga karakteristikat e skulpturës ilire. Me çfarë materialesh realizoheshin stolitë ilire? Nga cilat qytetërime u ndikua arti ilir?9HUL¿NRQMRKXULWsHWXDderi te ne nëpërmjet objekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore, si në zbukurimet e veshjeve, të objekteve të përdorimit të përditshëm etj.

