Page 117 - Demo
P. 117


                                    115Skulptura arkaike dhe ajo klasikeSkulptura, ashtu si dhe arkitektura njohu një zhvillim të konsiderueshëm në të gjitha kolonitë greke. Objekte arkeologjike të gjendura në këto qytete, datojnë që nga periudha arkaike, me replika a kopje të shumta të një niveli relativisht të lartë. Qëllimi i realizimit të tyre, ashtu si në tërë botën antike, ishte zbukurimi i shesheve publike, i ndërtesave e i institucioneve publike e kulturore-fetare, apo banesave private. Një pjesë e rëndësishme e këtyre veprave u realizua në përmasa të mëdha dhe të vogla. %XVWH H VWDWXMD L NXVKWRKHVKLQ ¿JXUDYHWs VXQGXHVYHK\\MYHOXIWsWDUsYHDWOHWsYH¿OR]RIsYHHWMSkulptura klasike greke e zhvilluar mes shekujve IV-I p.e.r., numëron shembuj të shumtë të realizimeve të shquara të stilit klasik, siç është rasti i një replike në mermer e shekullit II të perëndeshës Athinë, gjetur në Apoloni. E tillë paraqitet dhe një replikë e vonë e “Apolonit pitik”, kult që lidhej me lojërat gjimnastikore që zhvilloheshin në qytet. Vepra, edhe pse e dëmtuar në një pjesë të madhe të gjymtyrëve dhe kokës, VKSUHK LGHDOLQ H EXNXULVs ¿]LNH ]KYLOORKHW Qs PsQ\\Usharmonike, proporcione të përsosura e lëvizje elegante. Veprave të gjetura në Apoloni iu bashkëngjiten ato të gjetura në Butrint ku spikat “Herkolanezja e madhe”, një kopje romake sipas prototipit klasik grek. Në shekullin III p.e.r., pas pushtimit romak e sidomos në shekujt e parë të erës sonë, pra në periudhën e vonë antike u zhvillua një tipologji e re tematike sidomos në skulpturën monumentale. Vënia në dukje e gjendjes shpirtërore të personazhit, një meditim, “trishtim” e mungesë plastike, përsëriten shpesh si karakteristika kryesore të kësaj skulpture. Vlen të përmenden trupat e disa magjistratëve DSR³.RNDH¿OR]R¿W´Mozaiku dhe qeramikaMozaiku si art aplikativ dekorativ ishte një nga elementet kryesore të dekoreve të dyshemesë, në të gjitha kolonitë bregdetare helene. Aplikimi i tij rezervohej kryesisht për dekoret e institucioneve të rëndësishme si ndërtesat publike ose të atyre private, të objekteve të kultit apo të termeve. Pjesa më e madhe e tyre janë realizuar sidomos përgjatë sundimit romak të kolonive. Mozaiku më i hershëm daton në fundin e shekullit IV p.e.r. dhe është zbuluar në Durrës. Në të paraqitet një kokë vajze, e punuar me gurë zalli me tri ngjyra që rrethohet nga zambakë të lakuar. Qeramika, si një nga zërat kryesorë WsDUWLWKHOHQTsQs¿OOHVDWHWLMSDWMHWsUTsGRWs]LQWHnjë vend të rëndësishëm dhe në mbetjet arkeologjike të kolonive bregdetare në Ilirinë perëndimore. Pjesa më e madhe e tyre për shkak dhe të lehtësisë së transportimit, Fig. 7. Apoloni pitik, mermer, Apolloni shek. II-III p.e.r.Fig. 9. .RNDH¿OR]R¿WApolloni, shek. II-III p.e.r.Fig. 10. Magjistrat i ri, mermer, Apolloni, shek. III p.e.r.Fig. 11. Figurë gruaje e ngjyrosur e stilit arkaik, shek. VI p.e.r., Apolloni Fig. 12. Kokë gruaje e rrethuar me RUQDPHQWHÀRUHDOH(bukuroshja e Durrësit), Dyrrah, shek. IV-III p.e.r., mozaikFig. 8. Herkulanea, shkolla e Parksitelit, Butrint
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121