Page 12 - Demo
P. 12
10PËRSE DUHET STUDIUAR KRITIKA E ARTITÇfarë mendoni kur dëgjoni fjalën kritikë? Ndoshta, mund të mendoni se ka një kuptim negativ, megjithatë e vërteta është ndryshe. Kritika, si e tillë mund të jetë një përcaktim pozitiv. Për shembull, kur blini veshje, ju provoni shumë të tilla. Ju veproni si kritik kur përdorni kritere personale për të përcaktuar se cila veshje bën për ju dhe cila jo. Në këtë mënyrë, përmes kësaj përvoje personale, ju përdorni dhe zhvilloni kriterin tuaj për të zgjedhur veshjen. Shihni pikturën e Alma Tomas ($OPD7KRPDVQs¿J-Xndoshta ndiheni të paqartë, sepse mund të mos keni një përvojë të mjaftueshme, për të pasur kriteret e duhura që ndihmojnë dhe përcaktojnë në gjykimin e një vepre arti që nuk ka një paraqitje realiste të subjektit. Kjo është e kuptueshme.Nëse njohjet tuaja mbi artin janë të pakta, do ta keni të vështirë të shprehni një gjykim të qartë dhe të plotë mbi të. Kritika e artit është një metodë në vijimësi për të vëzhguar dhe folur për artin, ajo nuk është e vështirë, madje mund të sjellë shumë kënaqësi. Nëpërmjet saj studimi i artit mund të bëhet më pak misterioz dhe më tepër logjik. Përvojat jetësore ju ndihmojnë në kuptimin e domethënieve të veprave të artit. Askush nuk ka bërë ose ka parë saktësisht atë që ju keni bërë dhe parë, kështu që askush nuk mund të shohë saktësisht atë që ju shihni në një vepër arti. Askush nuk mund të mendojë në të njëjtën mënyrë që mendoni ju. Në një vepër arti, ju mund të keni perceptuar ide, të cilat artisti as që mund t’i ketë imagjinuar. Kjo nuk do të thotë që gaboheni, por thjesht që vepra e artit është kaq e fuqishme, saqë prej saj mund të burojë nga një mendim i veçantë për të gjithë. Të mësuarit mbi kritikën e artit ju ndihmon të interpretoni veprën e artit, ju jep besimin e duhur për të diskutuar mbi të, pa u shqetësuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët për këtë dhe ju qartëson që të mund të organizoni mendimet dhe të zhvilloni kurajën për të shprehur me zë të lartë mendimin tuaj. MËSIMI 2TË MËSOJMË NGA VEPRAT E ARTITKRITIKA E ARTIT Kritikët profesionistë shkruajnë reagimet e tyre mbi forma të ndryshme WsDUWLWWsWLOODVLffl¿OPDWHULQMVKIDTMHWOLEUDWHNVSR]LWDWHQGU\\VKPHetj., duke na dhënë vlerësimin e tyre mbi to. Ndodh që jo gjithmonë të jemi dakord me opinionin e tyre, pasi kriteri ose standardi ynë i gjykimit mund të jetë shumë i ndryshëm nga ai i kritikës profesionale. Në këtë mësim do të njiheni me kritikën e artit që sVKWsQMsPsQ\\UsHRUJDQL]XDUHVWXGLPLWWsYHSUDYHWsDUWLW dhe mundëson formimin e gjykimit tuaj rreth veprës së artit.

