Page 123 - Demo
P. 123


                                    121kapriata druri, sipas variantit helenistik ose me qemerë, sipas variantit oriental, ndërsa pesha e së tërës mbahej nga një sistem i tërë arkadash mbi pilastra ose mbi kolona. Bazilika të rëndësishme janë ajo e Arapajt në Durrës, e Amantias, e Butrintit, e Bylisit etj. Ndërtime paleokristiane me planimetri qendrore në vendin tonë janë ajo e Linit dhe baptisteri i Butrintit, që ndryshojnë mjaft nga njëri-tjetri si nga përmasat, ashtu dhe nga funksioni. Kisha e Linit, e ndërtuar rreth shekullit VI, përbëhet nga naosi dhe narteksi me një kapele me abside në anën veriore. Baptisteri i Butrintit (shek. VI) është një nga strukturat më me vlerë të arkitekturës paleokristiane dhe një nga më të mëdhenjtë me planimetri qendrore në rajonin e Mesdheut.Mozaiku u propozua si element bazë i estetikës arkitekturore të artit të hershëm mesjetar. Mjaft interesant është mozaiku i Linit në Pogradec, i cili zhvillohet në tetë dyshemetë e bazilikës, ndërsa përsërit në formë të rregullt motivin e pjergullës që derdhet bujshëm me degët e harlisura nga bistakë të mëdhenj e të vegjël, duke formuar medaljone të gjallëruara me shpezë të ndryshëm. Por mozaiku më i rëndësishëm është ai i Butrintit i aplikuar në dyshemenë e baptisterit rrethor me GLDPHWsUP1sSDPMHWsSsUJMLWKVKPHN\\PR]DLNSsUVKNRKHWQJDOLQMD ULWPLNH NX VSLNDVLQ ¿JXUD UHDOLVWH GKH L WsUL OH[RKHW PMDIW TDUWsnga ndërthurja e tipit të gurëve me sfondin e qartë. E tërë forma e mozaikut ndjek zhvillimin arkitektonik të ndërtesës, duke u ndarë në breza. Ndërkohë që mozaiku arrin të paraqitet me shembuj origjinalë të realizuar me shije të lartë artistike, nuk mund të themi të njëjtën gjë për skulpturën dekorative, e cila në këtë periudhë zhvillohet në masë më të NX¿]XDU$MRQsIDNWsVKWsHSsUKDSXUNU\\HVLVKWQsUHOLHYHWGHNRUDWLYHWsharqeve, të kapiteleve apo të kolonave. Figura njerëzish apo kafshësh të stilizuara gjenden më rrallë të skalitura në mure kishash.Mozaiku dhe skulptura dekorativeNdërtimet e kultit të fesë së re, shpesh edhe ish-tempujt e antikitetit, e kishin thuajse gjithnjë me mozaikë dekorin e dyshemesë. Mozaikët paleokristianë të gjetur në Sarandë, Butrint, Mesopotam, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Lin të Pogradecit, Polenë të Korçës, Mesaplik të Vlorës, Arapaj të Durrësit etj. tregojnë që mozaiku si art i aplikuar kuptohej si formati i duhur për dekoret e këtyre strukturave. Fig. 4. Bazilika e madhe e Butrintit Fig. 5. Baptisteri ButrintFig. 6. Mozaiku i Bylisit, shek. VI Fig. 7. Mozaiku në Arapaj, Durrës Fig. 8. Mozaiku i Mesaplikut gjendur në Vlorë, sot në M.H.KFig. 9. Skulpturë dekorative paleokristiane kisha e Kurjanit, Fier
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127