Page 134 - Demo
P. 134


                                    132Perandoria Bizantine ishte e ndarë administrativisht në prefektura, dioqeza e provinca. Prefektura e ,OLULNXWVLSMHVsHVDMSsUIVKLQWHDWRKDSsVLUDJMHRJUD¿NHWsEDQXDUDQJDSDVDUGKsVLWHLOLUsYHWsQMRKXUsi shqiptarë. Më pas ato kaluan në formacione principatash brenda perandorisë bizantine, nën emrat e Muzakajve, Topiajve, Zenebishtëve, Arianitëve, Balshajve, Zahariajve, Kastriotëve e Dukagjinëve.Ndërtimet e kultit të krishterë, shekujt VII-XV Periudha e parë e arkitekturës mesjetare, u zhvillua mes shekujve VII-XII. Ndërtimet e kultit të krishterë të kësaj periudhe kishin ngjashmëri me ndërtimet në vendet fqinje të Bizantit, të Kostandinopojës, por edhe ndikime nga perëndimi. Nga ana strukturore ndërtimet e kultit përgjatë shekujve VIIXII, ndahen në tri grupe të mëdha: kishat njënefshe, bazilikat dhe kishat në formë kryqi me kupolë. Pas shekullit XII, në një pjesë të madhe të territoreve të Bizantit, nisi të shtohet dukshëm numri i ndërtimeve të kultit. Në zotërimet e princërve shqiptarë u ngritën një sërë ndërtimesh të shpërndara gati në gjithë territorin e banuar nga shqiptarët, ku në mënyrë të veçantë patën zhvillim ato të tipit kryq. Ndër ndërtimet më të spikatura të kësaj periudhe mund të përmendim katedralen e Shën Stefanit në Shkodër, (XIIIXV), kisha e Marmiroit (shek. XII-XIII), kisha e Manastirit të Zvërnecit (shek. XIV), kisha e Shën Mëhillit në Berat (shek. XIV) dhe kisha e Ristozit në Mborje të Korçës (shek. XIV). Një vend të veçantë në kompleksin e kishave bizantine zënë kisha e Shën Marisë në Labovë të Kryqit, Gjirokastër (shek. XIII) dhe ajo e Shën Kollit në Mesopotam, Sarandë (shek. XIII).MËSIMI 15ARTI NË TERRITORET SHQIPTARE, NËN PERANDORINË BIZANTINE SHEK. VII-XVFig. 1. \Fig. 2. Kisha e Marmiroit, shek. XII-XIIIFig. 3. Kisha e Shën Marisë në Labovë të Kryqit, GjirokastërPiktura murale në shekujt XIII-XVPrej shekullit XIII deri në mesin e shekullit XV, arti bizantin arrin nivelin e tij më të lartë artistik. Ky lulëzim përbën periudhën “e tretë të artë” ose Periudhën e Vonë Bizantine. Sigurisht që qendra e këtij arti ishte Kostandinopoja dhe prej këtej modelet shpërndaheshin anë e mbanë territorit të Perandorisë, por nuk përjashtohen dhe ndikimet e artit perëndimor, sidomos atij italian. Përveç godinave fetare 
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138