Page 135 - Demo
P. 135
133me stil romak, ruhen shkrime latine dhe shumë elemente në pikturën murale. Të tilla janë afresket H0DQDVWLULWWs 5XELNXW Ts GDWRMQs Qs YLWLQ dhe që padyshim janë objektet më me vlerë në ansamblin e kishave të veriut. Në zonën e jugut të Shqipërisë dallohen pikturat e manastirit të Shën Mërisë në Apoloni, që datojnë VsSDNXQsYLWHWHIXQGLWWsVKHN;,,,.LVKDWstjera të rëndësishme janë: kisha e Shën Triadhës në kalanë e Beratit, kisha në Perhondi po në të njëjtin qytet, si dhe kisha e vogël e Maligradit, në liqenin e Prespës. Fig. 6. \skena e kungimit\kisha e manastirit të Shelbuemit në RubikFig. 4. \Fig. 5. Anonim, \me Krishtin\Bllashtojë, PrespëKultura e Komanit “Kultura e Komanit” është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementeve të shumta të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e tyre të lashtë, ilirët. Ajo i dallon në mënyrë të qartë, bartësit e saj, shqiptarët, nga fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.Ikonat e shek. XII-XVShumë pak ikona të periudhës bizantine kanë mbijetuar në Shqipëri dhe ato që janë, datojnë vonë në kohë. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në rrethinat e Korçës, ku afresku i Shën Mërisë me fëmijë në Bllashtonjë të Prespës, ndërsa vishet nga një dritë të lehtë, duket sikur ka qenë burim ndikimi për shumë ikona të rajonit. Një nga ikonat më të bukura të kësaj periudhe është ikona e madhe e Kryeengjëllit Mihal e paraqitur në këmbë, teksa në njërën dorë mban globin e botës dhe në tjetrën shpatën e zhveshur. Figura vendoset mbi një sfond të argjendtë, çka është e zakonshme në ikonat e periudhës së Paleologut në Maqedoninë perëndimore. Mënyra e shpërndarjes së dritës në këtë ikonë tregon se ajo është realizuar në shek. XIV. Fig. 7. Harta e vendgjetjeve të kulturës së KomanitFig. 8. Kokë burri e realizuar në gur, kultura e Komanit

