Page 138 - Demo
P. 138
136Arti kinez Ndryshe nga ai perëndimor, arti kinez, nuk iu nënshtrua ndryshimeve të vazhdueshme stilistike. Mund të themi që arti kinez karakterizohet, ndryshe nga shumë kultura të tjera si një art i vazhdimësisë. Piktura kineze u pa e zhvilluar paralelisht me artet e tjera përgjatë të gjitha dinastive, por kulmin e saj ajo e arriti në dinastinë Song. Peizazhet e kësaj periudhe arrijnë një shprehje WsUD¿QXDUWsHPRFLRQLWDUWLVWLNVazot e porcelanit edhe sot përbëjnë një nga prodhimet më origjinale të artit tradicional kinez. Të parët që sollën në Evropë vazo porcelani nga Kina, në numër të konsiderueshëm ishin portugezët e spanjollët. Vetë mbreti i Spanjës Filipi II, kishte një koleksion vazosh porcelani SUHMOORMHVKArkitektura kineze do të hidhte bazat e saj madhështore vetëm me krijimin e perandorive të para. Kërkesa për ndërtesa të nivelit perandorak, shtynë arkitektët të ndërtojnë pallate legjendare si Afang, i cili u kthye në një mit për arkitekturën kineze. Gjatë dinastisë Han, pallatet dallohen për ndërtesat shumëkatëshe, të ngjashme me kullat, por gjithnjë e më të lehta. Ky stil u zhvillua me tej sidomos në pallatin Ueiyang, për të arritur kulmin në dinastinë Ming me Pallatin e Ndaluar. Arti japonez mes stileve e traditës Me përhapjen e budizmit rreth shekullit VI e.r. Japonia theu izolimin e saj shekullor, duke marrë modele artistike të rëndësishme nga Kina. Në krahasim me prirjen dekorative të artit kinez në Japoni arti merr karakter më të qartë dhe format shfaqen më të thjeshta. Ndryshe nga shintoizmi (besim YHQGDVEXGL]PLIDYRUL]RQWH VKSUHKMHQ ¿JXUDWLYH0H NDOLPLQHVKHNXMYHarti tradicional japonez kaloi në stile e periudha të ndryshme. Prej vitit flQLVLSHULXGKD$VXNDSsUW¶XQGMHNXUQJDDMR1DUD+HLDQ.DPDNXUDMuromaki, e Azuki-Momojama, por lulëzimi më i madh i artit japonez i përket periudhës Edo (shek. XVII-XIX). Gjatë këtyre periudhave u zhvillua arkitektura, skulptura e piktura (e cila propozohej si ilustrim i poezive), nëpër muret e kështjellave ose në librat e parë të ilustruar, të cilët gjithnjë ishin në formë ruli. Mes tyre dallohet themelues i shkollës Kano, Eitoku Kano, Fig. 5. Pallati Veijang në qytetin Han Çang Fig. 6. Statuja gjigante e Budës në Leshan, Dinastia Tang, viti 803Fig. 7. Ushtria e ushtarëve të terrakotës, Dinastia Qin, 210 p.e.r.Fig. 8. Pikturë nga dinastia Song Fig. 9. Vazo perandorake e dinastisë Ming, viti 1426-1435Fig. 10. Statujë e stilit jamon

