Page 143 - Demo
P. 143


                                    141MËSIMI 18RILINDJA E LARTË ITALIANE Fig. 1. Mikelanxhelo, \Fig. 2. Leonardo Da Vinci, \Fig. 4. Leonardo da Vinci, \\ian\Fig. 3. Leonardo Da Vinci, \shkëmbinjve\1483-1486Rilindja e lartëPeriudha e Rilindjes së lartë përbën njëkohësisht atë moment në historinë e artit kur artistët evropianë mundën të arrinin përsosmërinë e botës klasike. Kjo u bë e mundur falë përqendrimit fatlum të një sërë emrash epikë të artit botëror, thuajse në të njëjtën periudhë. Artistë si Leonardo, Mikelanxhelo, Rafaelo, Bramante, Xhorxhone e Ticiano, do ta ngrinin epokën e tyre artistike në Olimpin e artit botëror. Kjo periudhë edhe sot konsiderohet si një ndër periudhat më të lavdishme të njerëzimit. Arti i tyre u bazua në kërkime të pafundme, për të arritur pikën e përsosur të takimit të formës me hapësirën. Shumë prej tyre shfaqën karakterin e artistit policentrik, duke bërë kërkime dhe në fusha të tjera të jetës.Leonardo Da Vinçi /HRQDUGR GD 9LQFL ffi sVKWs QMs QJD ¿JXUDW Ps HPEOHPDWLNH GKHmisterioze të të gjitha kohërave. Ai njihet si “gjeniu universal”, pasi preku nga afër artin pamor dhe shumë shkenca, ndikimi mbi të cilat ndihet edhe sot. Ai njëkohësisht u interesua dhe u mor me shpikje, pikturë, skulpturë, arkitekturë, muzikë, matematikë, inxhinieri, letërsi, anatomi, gjeologji, botanikë, histori, dhe shumë shkenca e arte të tjera. Në pikturë ai konsiderohet një nga mjeshtrit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Stili i tij piktorik u zhvillua mbi perspektivën në hapësirë dhe sfumaton, personazhi shkrihet në mënyrë natyrale me sfondin. Arritjet e tij ndikuan shumë e shumë breza artistësh në vazhdim. Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Xhokonda”, “Darka e fundit”, “Madona e shkëmbinjve” etj. I vetmi artist që rri pranë tij në hierarkinë artistike është bashkëkohësi i tij, Mikelanxhelo. Leonardo edhe sot konsiderohet si Njeriu Simbol i Rilindjes, gjenia e të cilit, ndërsa ndërthur në një harmoni mistike shkencën dhe artin, nuk njeh asnjë precedent në historinë e njerëzimit. 
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147