Page 163 - Demo
P. 163


                                    161Lexim vepre: “Ara me korba” (1890) Van Gog Vepra “Ara me korba” e Vinsent Van Gog, konsiderohet shpesh si testamenti piktorik i artistit, por historianët ende debatojnë në ishte apo jo vepra e tij e fundit. Sidoqoftë ajo mbetet një nga shembujt më të mirë të krijimtarisë së autorit. Në të dallohet një fushë gruri, në të cilën zgjaten tri shtigje të hapura si shenjë e paqartësisë së rrugëtimit të njeriut. Për më tepër mbi të rëndon i turbullt qielli i errët, ku shquhen retë dhe korbat e zinj, shprehje e qartë e një fati të paracaktuar. Si një tablo tipike ekzistencialiste vepra gëzon reputacionin e padiskutueshëm të një prej kryeveprave më dramatike të artit botëror. Kërkim informacioni në mënyrë individualeVëzhgoni me vëmendje dy veprat e Van Gogut të krijuara në periudha të ndryshme të krijimtarisë së tij: “Ngrënësit e patateve” dhe “Nata me yje”. Përdor hapat e historisë së artit për të mbledhur të dhëna mbi dy periudhat e krijimtarisë së tij. Në fund bëj dallimin midis dy veprave për të kuptuar zhvillimin e stilit të artistit dhe diskuto në klasë me të tjerët.Fig. 9. Vincent Van Gog, \Fig. 10. Vincent Van Gog, \Fig. 11. Vincent Van Gog, \1889Fig. 12. Van Gog, \Cilat janë karakteristikat e postimpresionistëve dhe nga dallojnë ata nga impresionistët? Cilat janë risitë e pikturës së Sezanit? Cilat janë disa nga karakteristikat e pikturës së Van Gogut? Cili ishte roli i Gogenit në rinovimin e artit?9HUL¿NRQMRKXULWsHWXD
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167