Page 18 - Demo
P. 18


                                    16*MDWspërshkrimitUHQGLVLPFLOsVLWsUHDOLVWHWsOH[XHVKPHVXEMHNWLQGKHHOHPHQWHWNë pikturë shohim një brendi dhome dhe disa personazhe, burra. Dhoma duket e zhveshur, me një dritare, nëpërmjet së cilës kalon një fashë drite. Kjo dritë, që duket në vepër, vjen nga e djathta e pikturës dhe shoqërohet nga dy ¿JXUD'LVDQJDEXUUDWTsMDQsQsWDYROLQsWshabitur nga drita, vënë re personazhet, ndërsa të tjerët vazhdojnë të numërojnë lekët. Kemi të bëjmë me një subjekt fetar ku paraqitet Shën Mateo, mbledhësi i taksave, i cili numëron lekët bashkë me të tjerët, ndërkohë që thirret nga Jezusi. Drita në vepër duket shumë e rëndësishme. Edhe pse muri është afër, personazhet dalin përpara, duke krijuar një lloj thellësie në vepër. *MDWs analizës VKRKLP RUJDQL]LPLQ HFig. 4. Mikelanxhelo Karavaxho (Michelangelo Merisi da Caravaggio), “Thirrja e Shën Mateos”, 1599-1600, vaj në kanavacë, 322x340 cmFig. 5. Pol Kle (Paul Klee), “Figura të kuqe”, 1921, 31,5x24,4 cmHOHPHQWHYHQsNRPSR]LP.RPSR]LPLsVKWsLHNXLOLEUXDUPLGLVG\\JUXSHYHWs¿JXUDYH'\\EXUUDWQJDDQDHGULWsVGKHEXUUDWHulur në tavolinë në anën tjetër. Elementi që i bashkon në qendër, është djali, i kthyer nga e djathta, i cili duket sikur po shkëputet nga tavolina. Drita udhëheq vëmendjen tonë, gjithashtu edhe dora e Jezusit drejton qendrën e interesit në grupin e ulur. Drita luan një rol shumë të rëndësishëm. Ajo ndriçon objektet dhe njerëzit, duke i nxjerrë nga errësira nëpërmjet lojës së kontrasteve. *MDWs interpretimitUHQGLVLPFLOsVLWsVKSUHKsVHElementi kryesor shprehës i pikturës është drita. Nëpërmjet dritës zbulohet ngjarja. Forca e saj komunikuese theksohet edhe nga shprehjet e fytyrës dhe lidhja mes gjesteve të personazheve. I njëjti gjest i bërë nga një personazh në këmbë, përsëritet nga Mateo, çka tregon se sa ndryshe e përjetojnë të dy personazhet situatën. Tashmë, për të dhënë gjykimin jemi të bindur se në këtë vepër janë përdorur të gjitha cilësitë estetike. Kjo pikturë është e suksesshme edhe për paraqitjen realiste e me vërtetësi të ngjarjes dhe të personazheve. Në veprën e studiuar të gjitha elementet kontribuojnë në krijimin e unitetit kompozicional të saj. Është shumë interesante se si ngjarja zbulohet nga një dritë enigmatike. Edhe pse është një temë fetare, kompozimi shfaqet shumë realist, sikur të jenë personazhe të kohës së krijimit të veprës. “Figura të kuqe”, Pol Kle Përshkrimi. Në këtë vepër vëmë re se subjekti nuk është i dukshëm. Në hapin e parë të analizës përshkruajmë elementet e artit që janë përdorur në vepër. Këtu shohim forma të mbivendosura, tonalitete ngjyrash që shkojnë nga më e errëta te më e çelëta, forma gjeometrike dhe natyrale që përsëriten. Analiza. Në këtë hap të kritikës shohim se si janë të organizuara elementet e artit në vepër. 
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22