Page 188 - Demo
P. 188
186SDUWLVsQsSXVKWHW³3DUWLDH3XQsV´MXMHSPXQGsVLWsNXSWRQLPsVKXPsSsUNsWs¿JXUs$LVKWHYsUWHWskështu? A e kishte vërtet pushtetin populli dhe punëtorët? Materialet e mbledhura do t’ju ndihmojnë t’i jepni përgjigje këtyre pyetjeve dhe të bëni interpretimin tuaj.Gjykimi: Duke iu referuar zbulimeve që bëtë gjatë hapave më sipër ju merrni një vendim për rëndësinë historike të veprës së artit. A na jep kjo vepër një pasqyrë reale të kohës kur është bërë? A ka qenë e suksesshme për kohën? Po sot cilat janë vlerat historike të saj? Për sa i përket vlerave artistike a është një shembull mbi zhvillimin e stilit personal të artistit?Kështu, jo vetëm do të bëni gjykimin tuaj mbi veprën, por njëkohësisht do të keni shtuar njohuritë tuaja mbi artin pamor të kësaj periudhe në Shqipëri, në një këndvështrim më të gjerë. Vepra të artistëve të tjerë të kësaj periudhe do të jenë një ndihmë shtesë për ju.

