Page 20 - Demo
P. 20
18TEMATIKAGJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIKMËSIMET 4 - 11PIKA VIJA FORMA DY- DHE TREDIMENSIONALE NGJYRAT VLERA SIMBOLIKE E NGJYRËS TEKSTURA KOMPOZIMIHAPËSIRANjohuritë për realizimin e kompetencave përdorimi i elementit pikë në vepra të ndryshme arti; funksioni shprehës i vijës në veprat e artit; marrëdhënia midis formës dy dhe tredimensionale; ngjyrat në veprat e artit; vlera simbolike e ngjyrës; llojet e teksturave në veprat e artit që karakterizojnë stilin e artistit; organizimi i gjuhës artistike në veprat e artit; koncepti i hapësirës në periudha të ndryshme të historisë së artit.Aftësitë për realizimin e kompetencaveNxënësi:- vëzhgon me vetëdije elementet e gjuhës pamore në vepra të ndryshme të artit nga vende dhe periudha të ndryshme të historisë së artit;UHÀHNWRQ mbi mënyrat e ndryshme të përdorimit të elemente të gjuhës pamore ne vepra të ndryshme të artit;- zbulon mundësitë shprehëse të elementeve të gjuhës pamore të përdorura nga artistët gjatë zhvillimit të historisë së artit;- përdor në mënyrë shprehëse elementet e gjuhës pamore, duke u mbështetur në vepra të ndryshme të historisë së artit për të komunikuar ide personale.

