Page 24 - Demo
P. 24
22MËSIMI 5VIJAVija është baza e çdo vizatimi dhe një ndër elementet më të rëndësishme të gjuhës pamore. Ajo mund të përdoret në mënyra të ndryshme në një vepër arti, për të treguar formën dy dhe tredimensionale, strukturën, thellësinë, teksturën, lëvizjen dhe një sërë emocionesh. Vijat e ndryshme kanë nga një funksion psikologjik të veçantë: Vijat e harkuara tregojnë qetësi dhe lëvizje të lehtë. Vijat horizontale tregojnë qetësi. Vijat e pjerrëta tregojnë paqëndrueshmëri Vijat vertikale tregojnë lartësi dhe qëndrueshmëri. Vijat e dhëmbëzuara tregojnë lëvizje dhe vazhdimësi.Piktori Vasili Kandinski, përfaqësuesi i abstraksionizmit, analizoi funksionet shprehëse të vijës. Vija mund të shprehë gjendjen shpirtërore, emocionet dhe mund të na tregojë mbi personalitetin e atij që e ka krijuar. Mënyra se si e vizatojmë vijën mund të përcjellë cilësi të ndryshme shprehëse: Vijat me dorë të lirë mund të shprehin energjinë personale dhe gjendjen e artistit. Vijat mekanike mund të shprehin ngurtësi. Vijat e vazhduara mund të tërheqin syrin në drejtime të ndryshme. Vijat e thyera mund të shprehin diçka kalimtare ose brishtësi. Vijat e trasha mund të shprehin qëndrueshmëri. Vijat e holla mund të shprehin delikatesë. Fig. 2. Henri Mur (Henry Moore) (1898-1986), “Delja”, 1972, stampim me gdhendjeVëzhgojmë Funksioni shprehës i vijës në veprat e artitMënyra si i ka përdorur vijat Henri Mur në gravurën “Delja” është në përputhje me subjektin e saj ¿J0sQ\\UDHWUDMWLPLWWsYLMDYHVLVKNDUUDYLQDnë formë rrethore korrespondojnë mjaft mirë me strukturën vëllimore të leshit të deles. Ai ndërton gradualisht dendësinë e vijave në zonat më të errëta dhe i redukton ato në zonat e ndriçuara, duke krijuar kështu vëllimin. Artisti, me një ndjeshmëri të madhe ndaj subjektit, përdor një lloj vije për të realizuar vëllimin nëpërmjet toneve dhe teksturën. Vija si tonalitet dhe vëllimFig. 1. 3DEOR3LNDVR3DEOR3LFDVVRflflffi³%XDOOL´ffiOLWRJUD¿

