Page 25 - Demo
P. 25
23Fig. 3. Figurë gruaje në terrakotë, periudha helenistike, shek. III p.e.r.Fig.4. Katsushika Hokusai (1760-1849), “Dallga e madhe”, 1823-1829, stampim me teknikën e gdhendjes në dru NVLORJUD¿Vija thekson vëllimin.sWsHVKRKLPTDUWsQs¿JXUsQIHPsURUHQsVNXOSWXUsQHSHULXGKsVKHOHQLVWLNH¿J9LMDWe harkuara, që shprehin palëzimet e pëlhurës që PEXORQ¿JXUsQHYsQsPsQsSDKYsOOLPLQFig. 5. Partenoni, 447-432 p.e.r., AthinëVija si lëvizjeTë gjitha vijat në veprën e artistit japonez Hokusai tregojnë një rritje të fuqisë në majën e “Dallgës së Madhe”. Madhështia e çdo dallge forcohet nga vijat e konturit që tregojnë trashësinë e tyre, ndërsa shkuma e dallgëve në majë është copëzuar në formë “kthetrash”. Fuqia e kësaj lëvizjeje përforcohet më tej nga anijet e pafuqishme të hedhura në mëshirë të fatit në detin e pamëshirshëm. Për të rritur tensionin, Hokusai e ngrin veprimin në pikën kritike ku “kthetrat” e “Dallgës së Madhe” kërcënojnë të gllabërojnë PDMsQODUJsWWsPDOLW)X[KL¿JVija krijon qëndrueshmëri në arkitekturë Ndërtuesit e tempujve grekë të antikitetit i vendosën vijat horizontale në bazën e ndërtesës dhe në arkitra, vijat vertikale në mes dhe vijat diagonale lart, duke krijuar qëndrueshmëri dhe harmoni. Ajo që vëmë re është sasia e vogël e vijave diagonale që nga ana pamore barazohen me përdorimin e shumë vijave vertikale të kolonave dhe të një numri të madh të vijave horizontale. Kjo për arsye se vijat diagonale nga ana pamore janë më mbresëlënëse (më të fuqishme) se ato vertikale dhe shumë më tepër se DWRKRUL]RQWDOH¿JVija si strukturëVijat e zeza vertikale të ndërthurura me ato horizontale në veprën e Mondrianit krijojnë një strukturë kompozicionale të saktë dhe të qëndrueshme. Këto cilësi të kujtojnë harmoninë e një tempulli grek. Ashtu si në të gjitha veprat e kësaj periudhe të Mondrianit vijat krijojnë forma gjeometrike të ngjashme me ato arkitektonike, të renditura në një UUHJXOOHULWsPWsFDNWXDU¿JFig. 6. Pit Mondrian (Piet Mondrian), “Kompozim me të verdhë dhe të kuqe”, 1938-1943, vaj në kanavacë, 79,5x62 cm

