Page 28 - Demo
P. 28


                                    26MËSIMI 6Forma dydhe tredimensionaleForma dhe vëllimi përcaktojnë masën e objekteve në hapësirë. Ato kategorizohen ndryshe si forma dy dhe tredimensionale. Forma dydimensionale ka gjerësi dhe lartësi dhe mund të krijojë iluzionin e formës tredimensionale. Forma tredimensionale ka thellësi përveç gjerësisë dhe lartësisë. Për të përshkruar formën dy dhe tredimensionale, përdoren disa terma që kanë të bëjnë me mënyrën se si shfaqen këto forma në një kompozim. Kur njohim objektet dhe mjedisin në një kompozim i referohemi këtyre imazheve si realiste ose natyraliste. 1GsUVD NXU LPD]KHW MDQs Ws YsVKWLUD SsU W¶X LGHQWL¿NXDU VLSDV SsUYRMsV VRQspamore, ne i referohemi imazheve si abstrakte. Perceptimi ynë mbi formën dy dhe tredimensionale ndikohet nga disa faktorë siç janë pozicioni i pikës së shikimit, prej nga ne shohim objektin dhe burimi i dritës që e përshkon atë. Vëllimi dhe forma janë elemente që karakterizojnë të gjithë trupat, ashtu si edhe paraqitjen e tyre në veprat e artit si në ato dydimensionale (vizatimi, piktura) ashtu edhe në ato tredimensionale (arkitektura, skulptura, objekt dizajni etj).Fig. 1. M. K. Esher (M.C. Escher), “Vizatimi i duarve”, 1948, OLWRJUD¿fl[FP
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32