Page 40 - Demo
P. 40


                                    387HNVWXUD¿]LNHQsSLNWXUsNë pikturën bashkëkohore, sipërfaqja është e njëjtë me vetë shenjën e artistit dhe, gjithashtu një mjet i rëndësishëm shprehës. Kjo është një shenjë, herë instiktive, herë e krijuar, herë e rastësishme, por që udhëhiqet nga emocioni i gjestit. Shenjat mund të jenë penelata, goditjet e spatulës, një shenjë e krijuar nga lapsi, të cilat krijojnë sipërfaqe me karakteristika të ndryshme. Vlera shprehëse e këtyre sipërfaqeve është e lidhur edhe me zgjedhjen e mjetit të realizimit të tyre. Shpesh, shenja e artistit njihet nga materialet që ai ka përdorur. Artisti Alberto Burri e krijon teksturën në veprën e tij “Plastikë e kuqe” nëpërmjet ngjitjes e djegies dhe duke përdorur përveç materialeve tradicionale për pikturën, siç janë bojërat dhe WHODMRHGKHPDWHULDOLQSODVWLN¿JFig. 3. Alberto Burri (1915-1995), “Plastikë e kuqe”, 1962, plastik, akrilik, vinovil dhe djegie mbi kanavacëFig. 4. August Roden (Auguste Rodin) (1840-1917), “Danaida”, 1889, mermerFig. 5. Jong Deok Seo (Young Deok Seo), “Nirvana”, 2010, zinxhirë biçikleteTekstura në skulpturëSkulptori mund të gërvishtë gurin, mermerin a drurin ose të krijojë sipërfaqe të tilla si në asemblazhe dhe në punimin e baltës. Tekstura është shumë e rëndësishme për skulptorët. Shpesh ata përdorin efekte të pasura të teksturës. Materiali dhe shenja e përdorur nuk janë të rastësishme në skulpturë. Artisti e llogarit teksturën në mënyrë të atillë që kur të bjerë drita mbi sipërfaqen e skulpturës, të krijojë tonalitete të bardhezisë në mënyrë që shenjat e krijuara të japin kuptimin e duhur. Në skulpturën “Danaida” të August Rodenit bien në sy tri lloje teksturash të realizuara mbi mermer. Sipërfaqja e lëmuar e trupit e lejon dritën të rrëshqasë, duke theksuar butësinë çka krijon kontraste me teksturën e ashpër të gurit dhe UUMHGKVKPsULQsOLQHDUHWsÀRNsYH¿JGjithashtu, skulptori i njeh cilësitë e sipërfaqeve të materialeve që zgjedh për punën e tij. Zgjedhja e duhur e cilësisë teksturale është e rëndësishme. Artisti korean Jong Deok Seo përdor në skulpturat e tij zinxhirët e biçikletës, të cilat krijojnë një teksturë mbresëlënëse ¿J
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44