Page 58 - Demo
P. 58


                                    56Verifiko kompetencat mbi gjuhën artistike(Shko në faqen përkatëse për të krahasuar përgjigjen.)Jep shembuj të përdorimit të pikës për efekte dekorative, piktorike dhe të teksturës.Në veprën e artit vija mund të përcjellë cilësi të ndryshme shprehëse.a) e vërtetë; b) e gabuar.Përshkruaj marrëdhënien e formës dy dhe tredimensionale në pikturë, në skulpturë, arkitekturë dhe në dizajnin e modës.Nëpërmjet shembujve nga natyra dhe veprat e artit shpjego konceptin e simetrisë dhe të asimetrisë.Me çfarë metodash paraqitet dimensioni i thellësisë në pikturë dhe në vizatim?Ngjyrat kanë vlerë psikologjike, pasi ne u kemi dhënë atyre një kuptim që ka lidhje me ndjesitë dhe me njohuritë tona.a) e vërtetë; b) e gabuar.Tekstura në një vepër arti realizohet në dy mënyra të ndryshme: nëpërmjet përzgjedhjes së materialit dhe mënyrës së përpunimit të tij. a) e vërtetë; b) e gabuar.Përpara Rilindjes asnjë artist nuk ishte përpjekur të paraqiste mbi një sipërfaqe të sheshtë thellësinë e hapësirës.a) e vërtetë; b) e gabuar.Jep shembuj të ndryshëm të raportit të ngjyrave të përdorura në pikturë.Jep shembuj, të njohur për ty, të teksturës optike dhe asaj fizike në pikturë.Për cilat argumente e ndjen veten më pak të përgatitur?Cilat pyetje t’u dukën më të thjeshta?Te cilat pyetje pate më tepër vështirësi për t'u përgjigjur?Cili nga argumentet e mësipërme të ka tërhequr më shumë?Për vetëvlerësimfq. 20-21fq. 22-23fq. 26-28fq. 30-32fq. 34-35fq. 37-39fq. 37-39fq. 41-43fq. 45-47fq. 45-47Portreti është një gjini e artit, e cila u lëvrua për herë të parë në periudhën e Rilindjes.a) e vërtetë; b) e gabuar. fq. 53-54Cila është masa ku bazohej kanuni egjiptian dhe kanuni grek i proporcioneve? fq. 50-51
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62