Page 7 - Demo
P. 7
5TEMATIKAVeprat e artit janë një mënyrë e veçantë e organizimit të elementeve të dukshme ose jo të dukshme. Për të njohur çdo objekt arti, duhet të shkojmë përtej asaj që duket dhe të zbulojmë të padukshmen. Në këtë rast përfshirja në procesin e kritikës së artit na mundëson njohjen më të thellë rreth veprës së artit, pra mesazhin që ajo mbart. Për këtë, së pari, është e rëndësishme njohja me mënyrën se si artistët e kanë përdorur gjuhën artistike në veprat e tyre. Elementet e gjuhës pamore janë përdorur nga artistët në periudha dhe në mënyra të ndryshme, sipas nevojave të tyre për t’u shprehur. Në format e ndryshme të shprehjes artistike në art, dizajn, arkitekturë e artizanat, artistët kanë përdorur elementet e gjuhës pamore si pikën, vijën, formën, ngjyrën, teksturën dhe hapësirën, SsU Ws NRPXQLNXDU EUHQGD VSHFL¿NDYH Ws W\\UHteknike. Nëpërmjet organizimit në mënyra të ndryshme të këtyre elementeve artistët krijojnë ekuilibrin në kompozimet e tyre. Në këtë tematikë janë paraqitur shembuj të përdorimit të elementeve të gjuhës pamore në vepra të ndryshme të artit, të cilat pasohen me veprimtari dhe ide krijuese në mënyrë që t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë gjuhën shprehëse.GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIKMËSIMET 1 – 3ARTI DHE STUDIMI I ARTITKRITIKA E ARTIT: TË MËSOJMË NGA VEPRAT E ARTIT ESTETIKA: CILËSITË ESTETIKE DHE TEORITË E ARTIT Njohuritë për realizimin e kompetencave arti dhe studimi i artit; teoritë e artit; leximi i veprës së artit.Aftësitë për realizimin e kompetencaveNxënësi:vëzhgon vepra të ndryshme arti dhe përshkruan elementet e gjuhës artistike; UHÀHNWRQ se si arti dhe estetika ndikojnë në jetën tonë të përditshme dhe mbi arsyet, përse njerëzit studiojnë artin; zbulon qëndrimet estetike dhe teoritë e artit; përdor hapat e kritikës së artit për të lexuar një vepër arti.

