Page 8 - Demo
P. 8
6Fjala art rrjedh nga sanskritishtja dhe do të thotë “të bësh” ose “të krijosh”. Ne vetëm mund të imagjinojmë SsUVHSDUDDUGKsVLWWDQs¿OOXDQWsEsMQsDUWWsYL]DWRMQsGKHWsJGKHQGLQPXUHWHVKSHOODYH3LNWXUDWmurale të artit egjiptian kishin funksion ritual, por përsëri arrijnë të kënaqin syrin tonë. Grekët antikë dhe romakët pëlqenin poezinë, teatrin, skulpturën dhe pikturën dhe ishin, ka të ngjarë, artistët e parë që krijuan për kënaqësinë e tyre dhe të të tjerëve.Sidoqoftë, arsyeja për të krijuar në art na pasuron jetën, stimulon shqisat tona, ose më thjeshtë na bën të mendojmë. Veprat e artit janë produkte të aftësisë, të ndjeshmërisë dhe të imagjinatës që ka njeriu për të krijuar. Pak njerëz arrijnë që punimeve artistike t’u japin formën e pikturës, të skulpturës a të arkitekturës. Megjithatë, arti pamor përfshin shumë më tepër sesa përmendëm. Edhe objektet e njohura që përdorim çdo ditë mund të na krijojnë kënaqësi pamore. Një karrige mund të jetë nga pamja e jashtme shumë tërheqëse. Enët e dizenjuara bukur i japin më tepër shije ushqimit. Nëse e mendojmë kështu, një numër i madh objektesh mund të bëjnë pjesë në artin pamor. Këtu përfshijmë edhe krijimet në dizajn të objekteve të përdorimit të përditshëm të krijuara për të na dhënë edhe kënaqësi. Çfarë është dizajni? Kjo fjalë vjen nga italishtja disegnare, që do të thotë të krijosh. Edhe pse piktura dhe skulptura përfshihen në kategorinë e arteve të bukura, mund të themi që cilësia DUWLVWLNHQXNNX¿]RKHWYHWsPQsIRUPsQHW\\UHVKSUHKsVH.DUULJHWHQsWGKHYHVKMHWPXQGWsNULMRKHQnë mënyrë që të jenë të pëlqyeshme nga ana pamore, po aq sa edhe praktike për t’u përdorur. Arkitektët krijojnë ndërtesa, industrial-dizajnët krijojnë produkte dhe artistët krijojnë piktura e skulptura.ARTI PAMORARTI1Fig. 1. Jan Vermer (J. Vermeer), “Piktori në studion e tij”, vaj në kanavacë, 1666-1668, 130x110cm.MËSIMIDHE STUDIMI I TIJ

