Page 81 - Demo
P. 81
79Objekte me materiale të riciklueshmeShumë artistë, arkitektë dhe dizenjues janë bërë promovuesit e mbrojtjes së ambientit nëpërmjet projekteve të ndryshme artistike duke përdorur materialet e riciklueshme dhe mbetjet si lëndë të parë për krijimet e tyre.Vëzhgo me vëmendje objektet e krijuara nga materialet e riciklueshme, anën funksionale dhe estetike të tyre. Realizo një objekt duke përdorur materiale të riciklueshme. Hidhe idenë tënde në formën e skicës duke mbajtur shënimet e nevojshme për realizimin e objektit. Mbaj parasysh anën funksionale dhe estetike të objektit. Paraqite objektin e realizuar përpara shokëve duke shpjeguar edhe hapat e punës që ke ndjekur për realizimin e tij.Fig. 4. Objekte të realizuara me materiale të riciklueshme.VEPRIMTARI Ide për të krijuarFig. 5Fig. 7Fig. 6

