Page 92 - Demo
P. 92


                                    90Historia e artit është disiplina që studion veprat e artit të prodhuara përgjatë kohës nga qytetërime të ndryshme, që përshkruan karakteristikat e tyre dhe i bashkon në kategori, duke njohur stilet e përkatësitë e tyre kulturore. Për një kohë të gjatë historia e artit kishte të bënte vetëm me ato që quheshin “arte të bukura” (piktura, skulptura, arkitektura), por sot ajo përfshin edhe kulturën materiale, artet e aplikuara dhe prodhimin e objekteve të përdorimit të përditshëm. Në një emërtim më të gjerë “Arti pamor” përfshin të gjitha shprehjet estetike që kanë lidhje me perceptimin pamor..MR WHPDWLNs ]KYLOORKHW Qs  WHPD PsVLPRUHtë trajtuara sipas rendit kronologjik ku krahas historisë së artit botëror trajtohet edhe historia e artit shqiptar. Çdo periudhë, qytetërim apo artist trajtohet në kontekstin historik për të qartësuar në këtë mënyrë marrëdhëniet midis shprehjeve të ndryshme artistike. Rubrika OH[LPYHSUH i kushtohet veprave shumë të njohura të artit: në pikturë, skulpturë, arkitekturë etj., dhe VKsUEHQSsUWs]EXOXDUGKHSsUWsUHÀHNWXDUUUHWKpërdorimit të gjuhës dhe të teknikave artistike të përdorura për realizimin e tyre. Nxitja drejt kërkimit individual të informacionit ka si qëllim aftësimin e nxënësit për të analizuar, për të krahasuar dhe për të interpretuar vepra dhe veprimtari të ndryshme artistike.TEMATIKAHISTORIA, ARTI DHE SHOQËRIAMËSIMET 1-32Aftësitë për realizimin e kompetencaveNxënësi: vëzhgon vepra nga vende dhe periudha të ndryshme të historisë së artit; përshkruan, analizon, interpreton dhe vlerëson vepra arti, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe të kulturave të tjera, në kontekstin historik dhe në atë social-kulturor; argumenton dhe komunikon mendimin e tij mbi veprën; analizon dhe paraqet informacionin e mbledhur rreth veprave të artit, ngjarjeve artistike dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. 
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96