Page 93 - Demo
P. 93


                                    91Për ta kuptuar një vepër arti, veç të tjerash duhet ta studiojmë edhe në kontekstin historik, pra: kush e ka krijuar atë, kur, ku dhe si. Duke mësuar rreth artistit, ne mund të kuptojmë më shumë për veprën, pse ai ka zgjedhur subjektin përkatës dhe pse e ka pikturuar në këtë mënyrë. Historia e artit shton njohuri të tjera nga ato që ne nxjerrim gjatë kritikës. Për shembull, edhe pse gjatë kritikës kemi dhënë një gjykim për vlerat artistike të veprës, mbas mësimit të fakteve historike, rreth artistit, periudhës, stilit, subjektit etj., jemi në gjendje të japim një gjykim më të saktë për të. Ashtu si në kritikën e artit, edhe në historinë e artit mund të ndjekim të njëjtën strategji dhe të njëjtët hapa gjatë kërkimit: Përshkrimi: Zbulojmë kur, ku dhe nga kush është krijuar vepra e artit.Në këtë fazë historianët përpiqen të gjejnë kush është autori i veprës, ku dhe kur e ka krijuar atë. Të dhënat për autorin, që nxirren nga shkrime të ndryshme në revista, gazeta, libra arti etj. janë shumë të rëndësishme gjatë përshkrimit të veprës.Mënyrën e tij të të parit të fenomeneve, artisti na e tregon nëpërmjet veprave që krijon. Historianët e quajnë këtë, stil individual të artistëve ose, thënë ndryshe, mënyrë personale e përdorimit të elementeve dhe të parimeve të artit për të shprehur ndjenja dhe ide. Pas shumë vitesh studimesh një historian është në gjendje të njohë aftësitë e tiparet dalluese të stilit të një artisti, mëson si është zhvilluar e është përsosur gradualisht ky stil dhe është në gjendje të na tregojë nëse vepra e artit është bërë në ¿OOLPHWDSRQsSHULXGKDWHPsYRQVKPHWsNDUULHUsVVsWLMInterpretimi: Zbulojmë se si artistët ndikohen nga realiteti që i rrethon.Kur interpretojnë një vepër arti, historianët marrin parasysh ndikimin që koha dhe vendi ka tek artisti. Ata e dinë që veprat me të njëjtin subjekt, të krijuara në të njëjtën kohë, por në vende të ndryshme, UHÀHNWRMQsWUDGLWDGKHYOHUDWsGDOOXHVKPHQJDQMsUDWMHWUD6LUH]XOWDWNsWRYHSUDPXQGWsGXNHQVKXPstë ndryshme po t’i krahasosh mes tyre. Gjithashtu edhe piktura me të njëjtën temë, të punuara në të njëjtin vend, por në kohë të ndryshme, mund të kenë shumë pak të përbashkëta. Epoka kur artistët kanë jetuar ka një ndikim shumë të madh në veprën e tyre artistike, veçanërisht në idetë dhe teknikat që ata zgjedhin për t’i interpretuar këto ide. Fig. 1. “I verbri udhëheq të verbrit” ose “Parabola e të YHUEsUYH´sVKWsQMsSLNWXUsHDUWLVWLWWs5LOLQGMHVÀDPDQGHPiter Brugel i vjetri. Tempera dhe vaj në kanavacë, 1568, 86x154 cmMËSIMI 1HISTORI ARTITË LEXOJMË NJË VEPËR ARTI
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97