Page 99 - Demo
P. 99
97tjera dekorative, si ngjyrat dhe zbukurimet e shumëllojshme, në objekte utilitare apo kulti. Në fazën ¿QDOHWsQHROLWLWSsUJMDWsPLMsYMHoDULW,9]KYLOORKHWDMRTsQGU\\VKHQMLKHWVLSHULXGKDH%URQ]LWEpoka e bronzit Një ndër veçoritë themelore të kësaj periudhe ishte zbulimi i metalit të bronzit dhe përdorimi i tij për objekte funksionale. Për këtë padyshim ndihmoi pasuria e madhe e mineralit të bakrit, sidomos në zonat e Kukësit, të Matit e të Korçës. Me lindjen e metalurgjisë zhvillohen objektet si sëpatat, draprit, shpatat, thikat, apo majat e heshtave e të shigjetave. Gjithsesi zhvillimi i këtyre objekteve në këtë periudhë nuk mundi të eliminonte përfundimisht ato të periudhës neolitike. Përgjatë gjithë periudhës së bronzit lulëzoi teknologjia e procesit të derdhjes së objekteve metalike. Mes tyre mund të përmendim: sëpatën “shqiptaro-dalmate”, imitimet egjeane ose ato me origjinë nga Evropa Qendrore (siç është sëpata dytehëshe e tipit minoik); shpatat e gjata të tipit egjean; sëpatat e tipit kelt etj. Secila prej tyre dallon prej prototipit të vet prej veçorive lokale që shfaq. Zhvillimi i metalurgjisë, solli ndryshime domethënëse edhe në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Fig. 5. Figura antropomorfe në formë violine, periudha e bronzit të hershëm Fig. 6. Sëpatë bronzi e tipit shqiptaro-dalmat, epoka e bronzit, Shelcan, ElbasanFormat artistike në epokën e bronzit Gjatë Epokës së Bronzit në enët e qeramikës vazhdojnë të përdoren motive të thjeshta gjeometrike dhe renditje linjash harmonike. Disa shembuj të plotë të këtyre enëve primitive kanë ardhur deri në ditët e sotme. Thurja e harmonike e formave gjeometrike me ngjyrë të kuqe apo kafe në këto enë, arrin edhe majat e ornamentikës së epokës. Në epokën e vonë të bronzit prodhimi i qeramikës përjeton një rigjallërim të dukshëm. Enët zhvillohen në formë dhe teknologji, ndryshimet e tyre kanë të bëjnë me hollimin e mureve të tyre, pjekjen e mirë e me ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në të blertë. Kjo qeramikë e thjeshtë pasurohet me zbukurime të larmishme gjeometrike, të bëra para pjekjes, ndryshe nga periudhat paraprijëse ku ngjyrimi kryhej pas pjekjes. Ngjyrimi para apo pas pjekjes sillte dhe ndryshimin e ngjyrës nga e kuqe e praruar (pas pjekjes) në ngjyrë kafe me nuanca të ndryshme (para pjekjes).Edhe pse objekte më të hershme janë zbuluar në pellgun e Korçës, kjo lloj qeramike njihet si qeramika “devollite”, sipas vendit ku u zbulua.Fig. 7. Enë qeramike e pikturuar në stilin e DevollitFig. 8. Enë qeramike e stilit të Devollit Fig. 9. Kokë dreri në bronz, arti ilir periudha e hekurit, shek. VIII p.e.r. Kamenicë Korçë

