Page 10 - Demo
P. 10
2 BIOLOGJIA 10 - 111.1 Karakteristikat e qenieve të gjallaBiologjia është shkenca që merret me studimin e qenieve të gjalla, të cilat i njohim me termin organizma. Organizmat e gjallë kanë shtatë karakteristika të Figura 1.2 Karakteristikat e organizmave të gjallë.Riprodhimi. Organizmat janë të aftë të riprodhohen dhe të japin pasardhës të të njëjtit lloj me veten e tyre.Të ushqyerit. Organizmat marrin nga mjedisi lëndët e nevojshme, të cilat i përdorin për të siguruar energjinë dhe lëndët e duhura për të ndërtuar qeliza të reja.Frymëmarrja. Të gjithë organizmat shpërbëjnë glukozën dhe substanca të tjera brenda qelizave të tyre për të prodhuar energji, të cilën e përdorin për të kryer funksionet jetësore.Rritja. Të gjithë organizmat e fillojnë jetën e tyre duke qenë të vegjël dhe vazhdojnë duke u rritur nëpërmjet procesit të rritjes qelizore dhe shtimit të numrit të qelizave në trupin e tyre.Jashtëqitja. Të gjithë organizmat prodhojnë mbetje toksike si rezultat i reaksioneve metabolike, të cilat duhet të nxirren jashtë organizmit.Lëvizja. Të gjithë organizmat janë të aftë të lëvizin në njëfarë mase. Shumica e kafshëve janë të afta ta zhvendosin trupin e tyre nga një vend në tjetrin, ndërkohë që bimët mund të lëvizin ngadalë pjesë të trupit të tyre.Ndjeshmëria. Të gjithë organizmat mbledhin nga mjedisi informacion mbi ndryshimet e tij dhe u përgjigjen këtyre ndryshimeve.përbashkëta, të cilat i dallojnë ata nga sendet (figura 1.2). Përcaktimi i këtyre karakteristikave tregohet më poshtë, si dhe në faqen në vazhdim. Ju nuk duhet t’i mësoni këto përcaktime tani, pasi në vazhdim do të gjeni më tepër informacion për secilën prej tyre.

