Page 100 - Demo
P. 100
92 BIOLOGJIA 10 - 11a) Emërtoni dhëmbët A, B dhe C. b) Vizatoni dhe etiketoni një vizatim që të paraqesë strukturën e dhëmbit të etiketuar C. c) Tregoni funksionin e dhëmbit A dhe të dhëmbit C. 7. Një nxënëse kishte tri tretësira të vitaminës C, të etiketuara X, Y dhe Z.Asaj i thanë që tretësira X ka një përqendrim 0,4% vitaminë C, ndërsa tretësira Y ka një përqendrim 0,1% vitaminë C.Nxënëses iu kërkua që të vlerësonte përqendrimin e vitaminës C në tretësirën Z.• Fillimisht ajo mati 2 cm3 nga secila tretësirë dhe i ndau në provëza të ndryshme.• Më pas ajo i shtoi pikë-pikë tretësirë DCPIP në provëzën me tretësirën X. Fillimisht, DCPIP blu çngjyrosej kur përzihet me tretësirën X. Erdhi një çast kur shtimi i një pike nuk çngjyroste më. Nxënësja shënoi sa pika shtoi përpara se kjo të ndodhte.• Ajo e përsëriti provën me DCPIP me tretësirat Y dhe Z.Më poshtë janë paraqitur rezultatet që regjistroi nxënësja. a) Vendosini vëzhgimet e nxënëses në një tabelë të përshtatshme.b) Duke përdorur këto rezultate gjeni përqendrimin e përafërt të vitaminës C në tretësirën Z. Shpjegoni përgjigjen.6. Vizatimi paraqet dhëmbët në nofullën e sipërme te njerëzit.ABCpikat

