Page 101 - Demo
P. 101
93Pemët më të lartaA ka ndonjë kufi për lartësinë që mund të arrijë një pemë? Pemët më të larta në botë janë Sequoia sempervirens, të cilat gjenden Kaliorni, ShBA. (figura 8.1). Pema më e lartë është 116 m dhe rritet në Parkun Kombëtar të “Redwood-it”. Shkencëtarët mendojnë se nuk është e mundur që një pemë të rritet më shumë sesa 130 m. Kjo vjen për shkak të ksilemës që përbën pjesën më të madhe të trungut të pemës. Druri përbëhet nga ksilema. Enët e ksilemës janë tuba të gjatë, të formuar nga qeliza të vdekura, të boshatisura, të bashkuara në skaje. Ato përshkojnë të gjithë trungun e pemës, si dhe degët e saj. Enët e ksilemës kanë mure të përbëra nga një substancë e fortë e quajtur linjinë. Këto enë shërbejnë për dy qëllime – ato e ndihmojnë pemën të qëndrojë drejt, si dhe shërbejnë për zhvendosjen e ujit nga rrënjët deri në gjethet më të largëta. Linjina është aq e fortë saqë e bën pemën të rritet edhe më shumë se 116 m dhe të qëndrojë drejt, veçanërisht nëse trungu është i gjerë. Por ekziston një kufi për distancën në të cilën mund të transportohet uji. Uji tërhiqet në enët e gjata të ksilemës në saje të efektit “thithës”, prej ujit që avullon nga gjethet e pemëve. Kjo krijon një forcë të drejtuar nga lart, por ekziston edhe një forcë e drejtuar nga poshtë si rezultat i peshës së ujit. Përtej një lartësie të caktuar, kolona e ujit këputet dhe gjethet në majë te pemës do të mbeten pa ujë dhe do të thahen.8 Transporti te bimët ◆ arsyen përse u duhen bimëve sistemet e transportit;◆ strukturën dhe funksionin e ksilemës;◆ mënyrën se si bimët e përthithin dhe e transportojnë ujin;◆ transpirimin dhe faktorët që ndikojnë në ritmin e tij;◆ mënyrën se si sheqeri dhe aminoacidet transportohen te bimët.Figura 8.1 Pemë gjigante e rritur në Kaliforni.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:Kapitulli 8: Transporti te bimët

