Page 102 - Demo
P. 102


                                    94 BIOLOGJIA 10 - 118.1 Sistemet e transportit te bimëtTë gjithë organizmat kanë nevojë të marrin substanca të ndryshme nga mjedisi i tyre. Për bimët këto substanca janë dioksidi i karbonit dhe uji për fotosintezën, si dhe kripërat minerale që përthithin nga toka. Bimët kanë forma të degëzuara. Për këtë arsye kanë një sipërfaqe më të madhe në raport me vëllimin. Kjo do të thotë që shumica e qelizave gjenden afër sipërfaqes. Sikurse e pamë në kapitullin 6, gjethet janë të përshtatura për të siguruar që asnjë qelizë të mos jetë larg ajrit, në mënyrë që dioksidi i karbonit të futet lehtësisht përmes gojëzave dhe hapësirave të tyre dhe të arrijë pa vështirësi qelizat fotosintetike të mezofilit. Por, uji vjen nga distanca të largëta. Bimët e përthithin ujin përmes rrënjëve të tyre dhe ky ujë duhet të transportohet deri në gjethe. Sistemi i transportit që e realizon këtë është i ndërtuar nga një ind i quajtur ksilemë.Bimët kanë edhe një sistem të dytë transporti, të ndërtuar nga një ind i quajtur floemë. Floeme transporton sheqerin dhe aminoacidet nga gjethet ku ato formohen, në pjesë të tjera të bimës, si rrënjët dhe lulet. KsilemaEnët e ksilemës janë si një tub (figurat 8.2 dhe 8.3). Ato ndërtohen nga shumë qeliza të vdekura, të boshatisura, të bashkuara në skaje. Muret në skajet e qelizave janë zhdukur, kështu që formohet një tub i gjatë, i hapur. Enët e ksilemës shtrihen nga rrënjët e bimës deri në kërcell dhe degëzohen në çdo gjethe.Ato nuk kanë as citoplazmë dhe as bërthama. Muret e tyre përbëhen nga celulozë dhe linjinë. Linjina është shumë e fortë, prandaj enët e ksilemës ndihmojnë në mbajtjen e bimëve drejt. Druri përbëhet pothuajse i tëri nga enë të ksilemës të ndërtuara prej linjine.Figura 8.2 Fotografi me mikroskop elektronik me skanim e enëve të ksilemës (x1800).Figura 8.3 Enët e ksilemës.Prerje tërthoreZonë e hollë e murit qelizor, e cila quhet pikezim anësorMur qelizor i trashë që përmban linjinëHapësirë që nuk përmban citoplazmëHapësirë ku muri qelizor fundor ka humburPrerje gjatësoreVeprimtari praktike 8.1Identifikoni pozicionet e enëve të ksilemës në rrënjë, kërcell dhe gjethe.
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106