Page 104 - Demo
P. 104
96 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish8.1 Çfarë mbartin enët e ksilemës?8.2 Nga çfarë lënde përbëhen muret qelizore të enëve të ksilemës?8.3 Çfarë mbartin gypat e floemës?8.4 Përmendni tri ndryshime midis gypave të floemës dhe enëve të ksilemës.8.5 Çfarë është tufa përçuese?8.2 Përthithja e ujitBimët e marrin ujin nga toka përmes qimeve të rrënjëve. Uji transportohet nga enët e ksilemës në të gjitha pjesët e bimës. Figura 8.8 tregon fundin e një rrënje të zmadhuar. Në pjesën fundore të rrënjës ndodhet maja e rrënjës e cila përbëhet nga një qelizash, që e mbrojnë rrrënjën, ndërsa rritet në tokë. Pjesa tjetër e rrënjës është e mbuluar nga një shtresë qelizash e quajtur epiderma. Qimet e rrënjës janë pak të zhvendosura nga maja e rrënjës. Qimet janë qeliza të gjata epidermale, të cilat nuk jetojnë gjatë (figurat 8.9 dhe 8.10). Ndërsa rrënja rritet, ato zëvendësohen me qime të reja.Figura 8.7 Prerje tërthore e kërcellit.floema tufa përçueselëvore ksilemaepidermakambiumFigura 8.8 Pamje e një rrënje (x70).Figura 8.9 Pjesë e një prerjeje tërthore të rrënjës, e cila tregon qimet e rrënjës (x100).qimet e rrënjësepidermamaja e rrënjës

