Page 105 - Demo
P. 105
97Figura 8.10 Mënyra se si përthithet uji nga bima.korteksi i rrënjës enët e ksilemësepiderma e rrënjës shtresë e hollë uji grimcë tokeqime e rrënjësUji futet në qimet e rrënjës përmes osmozës.Uji kalon nëpër rrënjë, nga qeliza në qelizë, me anë të osmozës. Uji rrjedh edhe midis qelizave.Uji tërhiqet në enët e ksilemës, sepse transpirimi largon vazhdimisht ujin nga pjesa e sipërme e tyre.Funksioni i qimeve të rrënjës është të përthithin ujin dhe kripërat minerale nga toka. Uji futet në qimen e rrënjës përmes osmozës. Citoplazma dhe lëngu qelizor brenda saj janë tretësira mjaft të përqendruara. Uji në tokë është një tretësirë e holluar. Prandaj, ai futet në qimen e rrënjës, në drejtim me gradientin e përqendrimit të tij, përmes membranës qelizore.Qimet e rrënjëve gjenden në pjesën sipërfaqësore të rrënjës, ndërsa enët e ksilemës gjenden në qendër. Përpara se uji të futet në pjesën tjetër të bimës, ai duhet të kalojë në enët e ksilemës. Rruga nëpër të cilën ai kalon është paraqitur në figurën 8.10. Me anë të osmozës, uji kalon përmes korteksit, nga një qelizë në tjetrën. Një pjesë e tij mund të rrjedhë edhe në hapësirat midis qelizave, ose ndërmjet mureve qelizore, pa u futur në qelizë. Më në fund, uji arrin enët e ksilemës në qendër të rrënjës. Më pas, enët e ksilemës e transportojnë atë përmes kërcellit deri në gjethe. Sapo uji arrin tek ksilema, ai ngjitet lart në enët e saj ashtu siç ngjitet lëngu në pipë kur e zhytim në të. Gjatë thithjes së një pipe, ne zvogëlojmë trysninë në pjesën e sipërme të saj, ndërsa në fund të pipës ai ka një trysni më të madhe, kështu që ngjitet në gojën tonë.E njëjta gjë ndodh edhe me ujin në enët e ksilemës. Trysnia, në pjesën e sipërme të enës, zvogëlohet ndërkohë që ajo në bazën e saj mbetet e lartë. Në këtë mënyrë uji ngjitet në enët e ksilemës. Si zvogëlohet trysnia në pjesën e sipërme të enëve të ksilemës? Kjo ndodh për shkak të transpirimit.8.3 TranspirimiTranspirimi është avullimi i ujit nga bima. Pjesa më e madhe e këtij avullimi ndodh në gjethe. Nëse riktheheni te figura 6.6, do të shikoni që në sipërfaqen e gjethes ka disa të çara, të quajtura gojëza. Zakonisht, sipërfaqen e poshtme të gjethes, në epidermë, gjenden më shumë gojëza. Qelizat e mezofilit në brendësi të gjethes janë të mbuluara secila me një shtresë të hollë lagështire. Një pjesë e kësaj shtrese lagështie avullon nga qelizat dhe ky avull uji largohet nga gjethja përmes gojëzave. Uji do të zhvendoset nga enët e ksilemës drejt qelizave me anë të osmozës. Uji largohet nga pjesa e sipërme e enëve të ksilemës për të furnizuar qelizat në gjethe. Kjo zvogëlon trysninë në pjesën e sipërme të enëve të ksilemës, dhe në këtë mënyrë uji rrjedh në drejtim të pjesës së sipërme të tyre. Ky proces njihet si rryma e transpirimit (figura 8.11).Kapitulli 8: Transporti te bimët

