Page 106 - Demo
P. 106
98 BIOLOGJIA 10 - 11Gradienti i potencialit të ujitJu mund të hamendësoni nën këndvështrimin e potencialit të ujit për mënyrën se si futet uji në qimen e rrënjës, duke kaluar përmes enëve të ksilemës, ngjitet deri në gjethe, dhe pastaj kalon në ajër në formë avulli. Ju mund të rikujtoni që uji zhvendoset në drejtim të zvogëlimit të potencialit të tij, pra nga një potencial më i lartë drejt një potenciali më të ulët. Gjatë gjithë kësaj rruge, ai zhvendoset drejt një potenciali uji më të vogël nga një vend në një tjetër. Potenciali më i lartë i ujit ndodhet në tretësirën e tokës, ndërsa potenciali më i ulët gjendet në ajër.Potenciali i ulët i ujit në gjethe shkaktohet nga largimi i tij në formë avulli prej gjetheve përmes transpirimit. Kjo shkakton tërheqje nga lart, e cila bën që uji të ngjitet në bimë. Koncepte kyçeTranspirim – humbja e ujit nga gjethet e bimëve si rezultat i avullimit në sipërfaqe të qelizave të mesofilit e pasuar nga avullimi i ujit përmes gojëzave.Molekulat e ujit kanë prirje për t’u bashkuar me njëra-tjetrën. Kjo dukuri quhet kohezion. Kur uji tërhiqet për t’u ngjitur në enët e ksilemës, e gjithë kolona e tij qëndron si një e tërë. Nëse nuk do të ekzistonte kohezioni, kolona e ujit do të ndahej dhe sistemi nuk do të funksiononte.Le të shohim tani se si është përshtatur bima për ta thithur ujin e për ta transportuar në pemë.◆ Qelizat e qimeve të rrënjës mundësojnë një sipërfaqe të madhe përmes së cilës mund të përthithet uji. Kjo rrit në çdo çast sasinë e ujit që mund të futet në bimë. ◆ Enët e ngushta të ksilemës përbëjnë një rrugë të lehtë për lëvizjen e ujit nga rrënjët deri në pjesën më të lartë të bimës.◆ Hapësirat e shumta me ajër brenda gjethes tregojnë që ka një sipërfaqe të madhe qelizash nga të cilat uji mund të avullojë në ajër. Kjo rrit ritmin e avullimit, duke tërhequr më shumë ujë nga ksilema dhe duke shpejtuar ngjitjen e tij në bimë.◆ Gojëzat, kur janë të hapura, lejojnë që avujt e ujit të shpërndahen lehtësisht dhe të largohen nga gjethja. Kjo e zvogëlon potencialin e ujit brenda gjethes, çka nxit edhe më shumë avullimin nga sipërfaqja e qelizave të mesofilit. Matja e ritmit të transpirimitTë matësh se sa ujë largohet nga gjethet e një bime nuk është punë e lehtë. Është më e lehtë të matet se sa shpejt bima e thith ujin. Ritmi me të cilin një bimë e thith ujin varet nga ritmi i transpirimit – sa më i shpejtë të jetë transpirimi i një bime, aq më shpejt do ta përthithë ajo ujin. Figura 8.12 paraqet aparatin që mund të përdoret për të krahasuar ritmin e transpirimit në kushte të ndryshme. Ky aparat quhet potometër. Duke mbajtur shënim se sa shpejt lëviz menisku ajër/ujë në gypin kapilar, mund të krahasoni se sa shpejt e thith ujin bima në kushte të ndryshme.Ekzistojnë lloje të ndryshme potometrash. Lloji më i thjeshtë është një gyp qelqi i gjatë, i cili mund të mbushet me ujë. Duke vendosur një tub gome në njërin skaj të tubit, ju mund të futni në të një degç dhe ta izoloni nga kontakti me ajrin. Kjo funksionon njësoj si aparati i paraqitur në figurën 8.12, por është më e vështirë të mbushet me ujë.Figura 8.11 Rryma e transpirimit.Uji që përmban kripëra minerale të tretura ngjitet lart në rrënjë e kërcell përmes enëve të ksilemësUji avullon nga gjethetUji futet në qimet e rrënjës me anë të osmozës

