Page 107 - Demo
P. 107


                                    99Kushtet që ndikojnë në ritmin e transpirimitTemperaturaNë një ditë të nxehtë, uji do të avullojë shpejt nga gjethet e bimëve. Transpirimi rritet me rritjen e temperaturës. LagështiraLagështira nënkupton sasinë e avujve të ujit në ajër. Sa më e lartë të jetë lagështira, aq më pak ujë do të avullojë nga gjethet. Kjo ndodh sepse zvogëlohet ndryshimi në potencialin e ujit midis hapësirave me ajër brenda gjethes dhe ajrit të lagësht jashtë saj. Transpirimi zvogëlohet me rritjen e lagështirës.Figura 8.12 Potometër.Degë bime që transpiron, duke tërhequr ujin nga potometri.lidhje e fortë që të mos futet ajërkapëse me vidëmenisku ajër/ujë gyp kapilarrezervuar me ujëvizoreShpejtësia e erësNë një ditë me erë, uji avullon më shpejt sesa në një ditë të qetë. Transpirimi rritet me rritjen e shpejtësisë së erës.Intensiteti i dritësNë dritën e diellit, bima mund t’i hapë gojëzat për të thithur më shumë dioksid karboni për kryerjen e fotosintezës. Si pasojë mund të avullojë më shumë ujë nga gjethet.Sasia e ujitNëse uji është me pakicë, bima i mbyll gojëzat. Për pasojë ritmi i transpirimit ulet. Transpirimi zvogëlohet kur sasia e ujit bie nën një nivel të caktuar. Ai është i vlefshëm për bimët, sepse mundëson ngjitjen e vazhdueshme të ujit në bimë nëpërmjet enëve të ksilemës, ndërsa avullimi ndihmon në ftohjen e gjetheve. Por nëse gjethet humbasin shumë ujë, rrënjët mund të mos jenë të afta të thithin aq ujë sa për ta zëvendësuar sasinë e humbur. Nëse ndodh kjo gjë, bima vyshket, sepse qelizat humbasin ujë përmes osmozës.Kontroll njohurish8.6 Cili është funksioni i majës së rrënjës?8.7 Shpjegoni se si uji shkon në qimet e rrënjës. Ku ndryshon ky proces nga mënyra se si  futen kripërat minerale?8.8 Çfarë është transpirimi?8.9 Çfarë janë gojëzat?8.10 Për çfarë përdoret potometri?8.11 Shpjegoni se si (a) temperatura dhe (b) intensiteti i dritës ndikojnë në ritmin e transpirimit.Kapitulli 8: Transporti te bimët
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111